LAJMI I FUNDIT:

Sa është e pasur Adriana Matoshi? Aktorja dhe deputetja e njohur deklaron pasurinë e saj

Sa është e pasur Adriana Matoshi? Aktorja dhe deputetja e njohur deklaron pasurinë e saj
Adriana Matoshi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në përputhje me kërkesat e ligjeve në fuqi, zyrtarët publikë në Kosovë kanë kryer deklarimin e pasurive për vitin 2024, një proces që synon të rrisë transparencën dhe të luftojë korrupsionin. Një nga figurat më të njohura që ka bërë të njohur detaje të pasurisë së saj është Adriana Matoshi, artistja e cila aktualisht mban edhe postin si deputete e Kuvendit të Kosovës.

Adriana Matoshi, e cila vjen nga Gjilani dhe është një emër i njohur në botën e artit dhe kinematografisë, ka deklaruar se për momentin posedon vetëm një shtëpi me sipërfaqe prej 66 metrash katrorë, një pronë që është regjistruar në emrat e prindërve të saj dhe ka një vlerë të vlerësuar në 400 mijë euro.


Në përfshirjen e pasurisë së saj të lëvizshme, artistja ka njoftuar se zotëron mbi 3,600 euro në para të gatshme. Për sa i përket të ardhurave vjetore, ajo ka njoftuar se pagën e saj si deputete nga Kuvendi i Kosovës arrin shifrën e 20,780 eurove për një vit, ndërsa ka shtuar në listë edhe 14 mijë euro të cilat i ka fituar nga pjesëmarrja në disa projekte artistike si aktore.

Deklarimi i të ardhurave vjetore nga aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi (Foto APK)

Në deklaratën e saj bie në sy mungesa e pasurive të tjera si shtëpi apo vetura të regjistruara në emrin e saj, një fakt që dëshmon jetën e saj të thjeshtë prej artisteje, të paktën në aspektin e pasurive materiale.

Deklaron mbi 58 mijë euro 'cash', zbulohet shuma me të cilën u pagua Anita Haradinaj si opinioniste në Big Brother VIP Kosova
Lexo po ashtu Deklaron mbi 58 mijë euro 'cash', zbulohet shuma me të cilën u pagua Anita Haradinaj si opinioniste në Big Brother VIP Kosova

Po ashtu, nuk ka asnjë shënim për udhëtime zyrtare jashtë vendit si pjesë e angazhimeve të saj si deputete, çka i jep një imazh të qëndrimit të saj më shumë në vendet e punës dhe angazhimeve në shtëpi.

Adriana Matoshi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ky deklarim nga Matoshi shërben si një shembull i një zyrtari publik që jep informacion të qartë dhe të saktë rreth statusit të pasurisë, duke respektuar kështu detyrimin për llogaridhënie dhe transparencë përpara qytetarëve të Kosovës.

Deklarimin e plotë të pasurisë së Adriana Matoshit në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, mund ta shikoni KËTU/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon

“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Magazina
Kalo në kategori