Në konventën e mbajtur nga Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku tha se ky organizim dëshmon se LDK-ja qysh sot me rininë në krah është e gatshme dhe e fortë përballë secilës betejë.
Abdixhiku iu drejtua të rinjve duke u thënë se mendimet, vendimet e veprimet e tyre të përkthyera në angazhim të drejtpërdrejtë brenda LDK-së, sipas tij i duhen më së shumti vendit tonë.
Në organizmin që bëri bashkë mbi një mijë të rinj e të reja të LDK-së, i pari i kësaj parti Lumir Abdixhiku potencoi se shteti ynë, i cili, sipas tij tash e tre vite është zënë peng nga propaganda e populizmi, ka nevojë për ndryshime nga të rinjtë.
“Rinia e Lidhjes, Forumi i Rinisë, strukturat tona rinore janë forca e vetme serioze e organizimit rinor në gjithë Kosovë… Mendimet, vendimet e veprimet e juaja sot të përkthyera në angazhim të drejtpërdrejtë brenda LDK-së, i duhen më së shumti vendit, i duhen republikës. Ky takim e ky organizim na e dëshmon se LDK-ja qysh sot, disa muaj para zgjedhjeve kombëtare, është e gatshme, është e mobilizuar dhe me ju në krah, është e fortë përballë secilës betejë përpara. Kjo betejë përpara e dashur rini e lidhjes kërkon ri-zgjim kombëtarë, kërkon forcën e rinisë jo si ndjekës e ndonjë politikani tjetër serial, por si bartëse e ndryshimeve të mëdha. Kjo betejë përpara kërkon insistimin kokëfortë tuajin për të drejtën që iu mohohet sot. Një atdhe i fortë, i pasur me të ardhme për ju…Vendi ynë i zënë peng tash e tre vite nga propaganda e populizmi, ka nevojë për të mirët e vet dhe ju vetë keni nevojë për njëri tjetrin”, tha Abdixhiku.
Ndërkaq, kryetari i Rinisë së LDK-së, Paris Guri tregoi se kanë realizuar 158 aktivitete, përmes së cilave janë angazhuar në përfaqësimin e interesave të të rinjve, për të drejtat e njeriut dhe përfshirjen sa më të madhe të rinisë në vendimmarrje.
Ndër sukseset e Forumit Rinor të LDK-së, Guri përmendi lansimin e kampanjës “Me ty” gjatë vitit të kaluar, ku kishin shpallur si vit të shëndetit mendor.
Guri u shpreh se janë të vendosur për të ndërtuar sipas tij një të ardhme më të mirë për të rinjtë e Kosovës.
“Jemi angazhuar fortë e kemi punuar së bashku për të përfaqësuar interesin e të rinjve të vendit tonë për të drejtat e njeriut e përfshirjen sa më të madhe të rinisë në vendimmarrje. Jemi angazhuar fuqishëm që të jeni krahë i fortë për të rinjtë në veçanti me vajzat me ambicie politike…Kemi realizuat 158 aktivitete, të gjitha këto përmbajtjesore, takime me pjesëmarrje jashtëzakonisht të madhe e shtrirje në të gjithë Kosovën. Kemi shpallur vitin 2023 si vit të shëndetit mendor ku kemi lansuar kampanjën ‘Me ty’, kampanjë kjo me të cilën ndihemi krenarë dhe e kemi për zemër… Në kohën kur çdo vit mbi 50.000 persona e lëshojnë vendin, shumica prej tyre të rinj, barra bie mbi ne që të punojmë fortë e pa ndalë, që Kosovë të bëhet vend i jetueshëm përsëri. Kosova është e pasur me talente, të rinj e të reja të shkëlqyeshëm që po na e ndrisin fytyrën këtu e anë e mbanë botës. Andaj ne jemi të vendosur të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë bashkëmoshatarët tanë; këtë e garanton ‘Rruga e Re”, potencoi Guri. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E Majta: Qeveria me blerjen e armëve shkurton paratë për kategoritë e sociale
Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Shkarashnik të Malishevës, nuk raportohet për të lënduar
Ambasadori francez kërkon që Radoiçiq dhe grupi i tij të dalin para drejtësisë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
“Kokteji është pija e aristokracisë”, Rama përplaset me bartenderin në podcastin “Flasim”: Po vera? Një përzierje e gabuar të çon në dhimbje koke
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët