Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka paraqitur sot një ofertë opozitës për të bashkëpunuar për integrimin evropian me aleatët strategjikë, BE dhe SHBA, në atë që ai e quajti “një hapësirë jashtë territorit” të luftës politike.
Në takimin e mbajtur sot në Kryesinë e Kuvendit, ku iu adresua grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar për qeverisjen, korrupsionin dhe nga ku foli për nismën e re kombëtare për “Shqipërinë 2030”, Rama ja paraqiti këtë projektrezolutë grupit parlamentar, ndërsa theksoi se nuk mund të përjashtohen opozitat politike në Kuvend, por edhe jashtë saj.
“Ne sot jemi gati për ti paraqitur grupit parlamentar një projektrezolutë të Kuvendit të Shqipërisë që të nisim përpjekjen për gjithpërfshirjen, ku padyshim nuk mund të mendohet që të mund të përjashtohen opozitat politike në Kuvend, por edhe jashtë saj. Thirrja ime sot, për të gjithë ata që janë kundër nesh është shumë e thjeshtë besoj: ne nuk ju ndryshojmë dot, ju luftën tuaj politike vazhdojeni si ta mendoni ju, me të gjithë arsenalin e mirënjohur prej vitesh që ju dispononi. Por le të krijojmë një hapësirë jashtë territorit të kësaj lufte, një zone të ndaluar për sharjet dhe sherret e kësaj jete të ulët politike, një vend pune të përbashkët, me aleatët tanë strategjik BE dhe SHBA, me ekspertizën më të mirë vendase e ndërkombëtare, me të gjitha institucionet e pavarura, shoqërinë civile, botën akademike, grupet e interesit, për të adresuar jo dallimet tona të papajtueshme politike, as interesat tona të paafrueshme partiake, por procesin e mëtejshëm të shtetbërjes europiane të Shqipërisë, duke analizuar me sa më shumë objektivitet të gjitha hallkat e këtij shtetit në këtë fazë të re, si dhe identifikuar hapa që duhen marra masa që duhen ndërmarrë”, deklaroi Rama.
Rama iu drejtua opozitës duke i thënë se zgjedhjet janë vitin e ardhshëm dhe se opozita duhet të jetë e para që duhet të jetë e interesuar për këtë inisiativë.
“Ju thoni se e keni shumë seriozisht që doni të vini në pushtet dhe pavarësisht se çfarë mendojmë ne për këtë dëshirë tuajën, unë ju them se zgjedhjet janë vitin e ardhshëm. Dhe nëse me gjithë mend do vini në pushtet, atëherë ju duhet të jeni të parët që të jeni të interesuar për këtë inisiativë, sepse bota do të vazhdoj të rrotullohet dhe pas zgjedhjeve dhe ora biologjike mund të ndalë për secilin prej nesh, por s’mund të ndalë për të gjithë ne”, tha ai.
Rama tha se pozita duhet ta kosisderojë këtë inisiativë si një mundësi për të filluar të mendojë se çfarë duhet të bëjë për shtetbërjen europiane kur dëshira e tyre për të ardhur në pushtet të plotësohet.
“Dhe çfarëdo çudie do të na sjellë koha deri në zgjedhje përsëri do të ketë opozitë dhe qeveri, ku forcat ekzistuese të Parlamentit të sotëm do të kenë rolin e tyre. Kështu që konsiderojeni këtë inisiativë tonën si mudësinë tuaj për të filluar të mendoni se çfarë duhet të bëni për shtetbërjen europaine kur dëshira juaj që të vini në pushtet të plotësohet dhe ju të jeni qeveria. Dhe kijeni parasysh që kjo inisiativë kërkon një punë të madhe, ende më të madhe se puna në drejtësi, çka do të thotë se do të marrë disa vjet. Personalisht mua dhe ne që na gënjen mendja se do jemi këtu edhe 5 vjet të tjera të paktën, inisiativa na duhet për Shqipërinë e 2030-ës, kur me ndihmën e Zotit duhet ta ngrejmë flamurin kombëtar në Bruksel edhe do jetë i pari në radhët e shteteve anëtare të BE-së se rasti, fati e ka dashur të fillojë me A”, deklaroi Rama.
Uroj ta kuptoni, iu drejtua Rama Opozitës se këtë herë se në politikë ka edhe udhëkryqe, kur drejtimi për tu marrë është i njëjtë, pavarësisht nga dallimet. “Dhe kush refuzon ta marrë për inat të tjetrit humbet rrugën dhe harxhon shumë kohë për tu kthyer po aty. Eksperienca juaj duhet tu thotë diçka për atë“, deklaroi Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
PD mbledh nesër Këshillin Kombëtar, nis aksionin opozitar pas dënimit të Salianjit
Kondov: Marrëveshja europiane RMV-Bullgari është e qartë, nuk ka nevojë për ndërmjetësim
“Kardiokirurgjia endoskopike ndër metodat më të reja të trajtimit të pacientëve”
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë