LAJMI I FUNDIT:

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Avokati Skender Musa, sa i përket procesit të Gjykatës Speciale dhe dëshmitarëve atje, ka thënë se ka raste që prokuroria kërkon edhe të hiqet dorë nga dëgjimi i ndonjë dëshmitari.

“Pavarësisht se për cilët dëshmitarë bëhet fjalë, duhet të meret edhe pajtimi nga ana e mbrojtjes dhe të akuzuarve, ka raste kur prokuroria kërkon të hiqet dorë nga dëgjimi i një dëshmitari, mirëpo kërkon që dëshmia e tij e dhënë të shqyrtohet si provë,” ka thënë Musa në “Five”.

Është edhe metoda tjetër, sipas Musajt, që prokurori heq dorë në tërësi nga dëshmia e dhënë dhe ato dëshmi nuk shqyrtohen nga trupat gjykyese.


“Natyrisht që dëshmitarët që propozohen që të lexohen dëshmitë e tyre nëse janë kundër të akuzuarve dhe mund të konsiderohen të rrezikshme për mbrojtjen duhet të kundërshtohen nga ana e mbrojtësve,” shtoi Musa.

E sa i përket numrit të dëshmitarëve, Musa tha se ata duhet të reduktohen.

“Numri i dëshmitarëve ka me u reduktu sepse çdo person që ka qenë i gatshëm të flasë kundër UÇK-së, konsideroj që është marrë si dëshmitar nga frika se nuk do të ketë dëshmitar kredibil. Nga fillimi i Gjykatës Speciale kam menduar se numri do të reduktohet, numri i dëshmitarëve që nuk kanë asnjë lloj informacioni dhe nuk mund të dëshmojnë asgjë dhe numri i dëshmitarëve nga ana e mbrojtjes mund të zvogëlohet.”

Procesi gjyqësor, sipas tij, ka për të vazhduar dhe po shkon më shpejt.

Ndërsa, Xhevdet Thaçi-kryetar i degës së veteranëve në Has ka thënë se Gjykata Speciale është tejzgjatur.

“Gjykata speciale është stërzgjatur, ne e kemi votuar vetë dhe për ne është e arsyeshme, procedurat të cilat kanë vazhduar 3 vite të mbahen në paraburgim nuk do duhej të ndodhin, sepse ne dhamë shembull në tribunalin e Hagës që një kryeministër i joni dha dorëheqje për t’u ballafaquar.”

E që sipas tij ky proces është dashur të fillojë me kohë dhe që brenda UÇK-së ka qenë një rregull, ka qenë në nivel tjetër, e disiplinuar dhe humane.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori