Fronti Europian, VLEN, ZNAM: Qytetarët të votojnë sipas vullnetit të lirë për zgjedhjet presidenciale
Një ditë para se të fillojë heshtja zgjedhore, ty taboret shqiptare VLEN dhe Fronti Europian nuk kanë bërë thirrje deri te mbështetësit e tyre nëse duhet të mbështesin njërin prej kandidatëve për president në rrethin e dytë. Këtë nuk e bën as Maksim Dimitrievski nga Lëvizja Znam. Asnjëra prej tyre, nuk do të mbështesin publikisht as Stevo Pendarovskin e as Gordana Siljanovska Davkovën. Thonë që qytetarët duhet të vendosin sipas bindjes së tyre të lirë. Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN, thotë se nuk është mirë të bojkotohen zgjedhjet presidenciale nga shqiptarët, por të votohet kandidati që mendojnë se është më i mirë.
“Edhe për kandidat për president nuk prejudikojmë, nuk është mirë të bojkotohen por të votojnë kandidatin që secili votues mendon se është më i miri”, tha Izet Mexhiti nga VLEN.
I të njejtit mendim është edhe Arbër Ademi nga Fronti Europian. Thotë se Fronti Europian nuk ka ndryshuar qëndrim dhe nuk do të kërkojnë mbështetje për asnjërin prej kandidatëve. Njofton se mbështetje nuk kanë kërkuar as vet partitë politike maqedonase të cilat garojnë në zgjedhje presidenciale.
“Fronti Europian nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket zgjedhjeve presidenciale. Është në të drejtën e qytetarëve të vendosin se si do të sillen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Janë të lirë, në bazë të vullnetit të tyre të lirë, ata duhet të vendosin se si do të sillen”, theksoi Arbër Ademi nga Fronti Europian.
Mbështetje për asnjërin prej kandidatëve nuk kërkon as Maksim Dimitrievski.
“Ne jemi parti demokratike dhe në përputhje me demokracinë e tillë e cila mbizotëron në parti, thërras qytetarët që sipas bindjes së tyre të vendosin për atë kandidat për të cilin mendojnë se duhet ta japin mbështetjen e tyre por ajo që është prioritet për Maqedoninë në këtë moment, me qëllim që të shmangim çfarëdolloj krize politike, Maqedonia duhet të zgjedhë president të shtetit dhe për këtë thërras për dalje sa më masive, edhe për zgjedhjet presidenciale edhe për ato parlamentare”, theksoi Maksim Dimitrievski nga ZNAM.
Në zgjedhjet presidenciale të cilat do të mbahen bashkë me ato parlamentare më 8 maj, në garë janë Stevo Pendarovski nga LSDM dhe Gordana Siljanovska Davkova nga OBRM-PDUKM. Kandidatët e Frontit Europian dhe VLEN, Bujar Osmani dhe Arben Taravari nuk arritën që të kalojnë rrethin e parë. Osmani mori 120 mijë vota ndërsa Taravari dhe Dimitrievski morën nga 83 mijë vota secili./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje