Eksportet e veturave elektrike të Gjermanisë do të tejkalojnë ndjeshëm importet e vitit 2023, tregojnë shifrat nga zyra e statistikave.
Prodhuesit gjermanë eksportuan 786,000 automjete elektrike vitin e kaluar, 58 për qind më shumë se në vitin 2022, zbuloi Destatis, me një vlerë eksporti prej 36 miliardë euro.
Importi i veturave elektrike është rritur me 23,5 për qind, në 446 mijë automjete, me vlerë 14,1 miliardë euro, transmeton Telegrafi.
Vendin e parë në listën e destinacioneve për veturat elektrike gjermane e zuri Holanda me një peshë eksporti prej 15.6 për qind. Britania dhe Belgjika pasojnë me aksione prej rreth 14 për qind.
Shumica e veturave elektrike janë importuar nga Kina vitin e kaluar, me një peshë prej 29 për qind, dy herë më shumë se në vitin 2022, ka llogaritur Destatis.
Pasojnë Koreja e Jugut dhe Republika Çeke, me një pjesë në importet gjermane në vitin 2023 prej rreth nëntë për qind.
Veturat elektrike përbënin vetëm një të katërtën e eksporteve të kompanive gjermane të veturave vitin e kaluar, të cilat dorëzuan 1.7 milionë automjete vitin e kaluar, 13 për qind më shumë se në vitin 2022, tregojnë të dhënat statistikore. Vlera e eksporteve ishte 65.3 miliardë euro.
Blerësi kryesor ishte SHBA-të me një peshë prej 13.4 për qind në eksport. Britania dhe Kina pasojnë me aksione përkatësisht 11¸2 dhe dhjetë për qind.
Importet e automjeteve me motorë me djegie të brendshme u rritën me 10 për qind, në rreth 1.1 milionë automjete me vlerë 28.1 miliardë euro, raportoi Destatis, pa specifikuar vendet e origjinës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMercedes-Benz me motor të ri me benzinë
Prezantohet gjenerata e re Tiguan e Volkswagen
Honda hap fabrikën e parë për prodhimin e baterive të reja
Vendet evropiane ku është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pallto dimërore
Volkswagen sjell Golfin e ri në autosallonet gjermane, kushton 74 mijë euro
Çfarë ndodh kur nuk mund ta hapim derën e veturës, një metodë e fshehtë që nuk e keni ditur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje