LAJMI I FUNDIT:

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë ka nisur më 05.04.2024 dhe pritet të zgjasë deri më 17.05.2024. Krahas regjistrimit derë më derë në vend, regjistrimi i popullsisë po ndodh edhe përmes sistemit online për qytetarët e Kosovës në diasporë.

Drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, ka thënë se sistemi i krijuar në formë elektronike është i lehtë për përdorim ndërsa, sipas tij, edhe pyetjet janë formuluar që të jenë më të qarta.

“Regjistrimi online i diasporës ka për qëllim me ia lehtësu punën të gjithë pjesëtarëve të diasporës për shkak se ata nuk mund të vijnë këtu për një regjistrim dhe sistemi online është menduar një sistem i lehtë dhe është në fakt jokompleks nga pyetjet”, ka deklaruar Kastrati në  emisionin “Kallxo Përnime”.


I gjithë procesi online nuk pritet t’u marrë kohë qytetarëve më shumë se dhjetë minuta.

Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Lexo po ashtu Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

“Pyetjet janë të thjeshta, së pari ata qytetarë që e kanë nënshtetësinë e Kosovës, është një lloj obligimi (regjistrimi), por për ata që nuk e kanë nënshtetësinë e Kosovës, po flasim për gjeneratat e dyta dhe të treta, nëse ndihen diasporë, është një procedurë shumë e thjeshtë, diku 7-8 minuta për një person me u regjistru”, ka deklaruar kreu i ASK-së, Avni Kastrati.

I pari i Agjencisë së Statistikave ka treguar edhe për dokumentet që kërkohen kur qytetarët në diasporë regjistrohen.

“Sistemi ua kërkon një dokument identifikimi, që mund të jetë numri personal i atij shteti. Neve pastaj na duhen pesë deri në gjashtë muaj me i analizu të dhënat për saktësi, është standard”, ka thënë Kastrati.

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori