LAJMI I FUNDIT:

Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në

Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se tashmë është përmbyllur me sukses “Kursi Bazë për Snajper” në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS).

“Kursantët u trajnuan dhe u testuan në distanca dhe kalibre të ndryshme të qitjeve”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Ushtaraku dhe eksperti i sigurisë, Hysen Gecaj, këtë e ka cilësuar si lajm të mirë për Kosovën dhe FSK-në, sepse siç tha, dita-ditës kapacitetet operacionale të FSK-së po shtohen dhe po rriten në kuadro profesionale në të gjitha nivelet.


“Ky lajm më i riu për snajperistët është një lajm i mirë, për shkak se këto njësi kanë munguar deri më tani, gjegjësisht këta ekspertë, pra snajperistët i kanë munguar FSK-së si një aset i veçantë për njësitë e këmbësorisë, të cilat janë të domosdoshme në luftërat bashkëkohore, sepse trajnimi i grupeve të tilla apo edhe i individëve të tillë rrit kapacitetet operuese apo të veprimit në terren të njësive të këmbësorisë, rrit saktësinë në qitje dhe në arritjen e objektivave”.

“Kështu që ky trajnim dhe avancim i këtij grupi fillestar tani që e ka përfunduar trajnimin si snajperistë, është një lajm i mirë për FSK-në, ndonëse dihet që FSK-ja deri më tani ka bërë shumë trajnime të llojeve të ndryshme, dhe ky është njëri prej tyre në vazhdën e shumë trajnimeve të tjera”, deklaroi Gecaj për Klan Kosova.

Ai tutje shtoi se përkundër faktit që ky është një lajm i mirë, “FSK-ja ende ka nevojë për kapacitete shtesë të llojit të këtillë, dhe për avancime të mëtutjeshme, sepse këto trajnime kanë nivele të ndryshme të përgatitjeve. Kështu që me siguri FSK-ja i ka paraparë në planin dhe konceptin e vetë të njësive që të zhvillojë dhe të shtojë numrin e snajperistëve, në mënyrë që njësitë të jenë të kompletuara me snajperistë të të gjitha niveleve të nevojshme për nevojat eventuale të FSK-së”, shtoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori