LAJMI I FUNDIT:

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se fondacioni “Jahjaga” të cilin e udhëheqë, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka blerë dhe dhuruar si donacion pajisjen “Sentinel Lymphnod Biopsy” (pajisje që shërben për identifikimin e nyjave limfatike të infiltruar me kancer), për Klinikën e Kirurgjisë Torakale, e cila do të lehtësojë trajtimin e pacienteve që kanë ndërhyrje në gjinj, duke mundësuar trajtim më të lehtë.

Drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, ka falënderuar ish-presidenten Jahjaga dhe Fondacionin që ajo udhëheqë për këtë donacion dhe për përkrahjen e vazhdueshme për ShSKUK.

Sipas tij, kjo dhe ndihmesat e tjera që janë si rezultat i angazhimit të ish-presidentes Jahjaga, do të mundësojnë trajtim më të mirë për gratë që marrin shërbime shëndetësore në QKUK.


Në anën tjetër, ish-presidentja, Jahjaga, tha se gjatë kohës sa ka takuar shumë gra të diagnostikuar me kancer, por edhe takimit me mjekë, është parë si e nevojshme të sigurohet kjo aparaturë që do të lehtësojë trajtimin e të gjitha grave që marrin shërbime shëndetësore në QKUK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori