LAJMI I FUNDIT:

Tetë vjen nga pranimi i Kosovës në UEFA

Tetë vjen nga pranimi i Kosovës në UEFA

Si sot, 8 vjet më parë, Kosova u bë anëtarja më e re e familjes së futbollit evropian, UEFA, në Kongresin e 40-të të mbajtur në kryeqytetin e Hungarisë – Budapest.

3 maj 2016 është data që ka hyrë në analet e historisë së Kosovës, e në veçanti futbollit, pasi Kosova u bë anëtarja më e re e UEFA-s.

Ky ishte vendimi që i dha fund izolimit të padrejtë të futbollit kosovar prej dy dekadash e gjysmë.

E gjitha erdhi nga Kongresi i 40-të i mbajtur në Budapest të Hungarisë, mes emocioneve, tensionit dhe ankthit.

Në Kongres, Kosova ka marr besimin e 28 anëtarëve të Federatës Evropiane të Futbollit dhe kundër saj ishin 24 shtete, gjersa dy abstenuan.

Pranimi në UEFA i parapriu pranimit në FIFA me 13 maj, ku Kosova u bë anëtarja e 210-të, pasi mori 141 vota për anëtarësim, nga 164 votat valide në Kongresin e 66-të të FIFA-s. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël

Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël

Përfaqësueset
Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse

Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse

Përfaqësueset
Spalletti e zuri duke luajtur 'PlayStation', ylli i Italisë largohet nga formacioni startues për ndeshjen me Kroacinë

Spalletti e zuri duke luajtur 'PlayStation', ylli i Italisë largohet nga formacioni startues për ndeshjen me Kroacinë

Ndërkombëtare
Konfirmohet largimi i Nachos nga Real Madridi – zbulohet klubi i tij i ardhshëm

Konfirmohet largimi i Nachos nga Real Madridi – zbulohet klubi i tij i ardhshëm

La Liga
Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024

Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024

Përfaqësueset
Artikulli i UEFA-s për stadiumin “Air Albania”: Investimi gjigant që ka transformuar infrastrukturën sportive në Shqipëri

Artikulli i UEFA-s për stadiumin “Air Albania”: Investimi gjigant që ka transformuar infrastrukturën sportive në Shqipëri

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori