Pavarësisht se Aleksandar Vulin dhe Nenada Popoviq u futën në listën e zezë të SHBA-ve, kjo nuk i ndaloi ata që të jenë pjesë e qeverisë së re në Serbi.
Pra u nevojitën të kalojnë vetëm gjashtë muaj që Vulin të rikthehet në një funksion në qeverinë e Serbisë, transmeton Telegrafi.
Ai është propozuar për zëvendëskryeministër të qeverisë së re në Serbi, ndërsa prej kohësh është thënë se ka afërsi të mëdha me strukturat në Moskë dhe se është i përfshirë në krim transnacional, operacione ilegale lidhur me narkotikë, korrupsion dhe zgjerimin e ndikimit rus në Ballkan.
Pasi SHBA-të e futën në listën e zezë, Vulin dha dorëheqje nga posti i drejtorit të Shërbimit Sekret të Serbisë e njohur si BIA, e më pas ai është nderuar me medalje nga FSB-ja ruse që e kishte nënshkruar presidenti rus Vladimir Putin.
Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike, Filip Eidus thotë se emërimi i Vulinit në këtë detyrë është një demonstrim i inatit infantil dhe vetëshkatërrues.
“Emërimi i një njeriu që është nën sanksionet e SHBA-së për shkak të korrupsionit të dyshuar, përfshirjes në trafikun e drogës dhe lidhjeve me Rusinë si zëvendëskryeministër i një qeverie që supozohet se aspiron anëtarësimin në BE është një demonstrim i neverisë infantile dhe vetëshkatërruese që do të mos sjellë asgjë të mirë për qytetarët e këtij vendi. Është njësoj si kur miqtë të këshillojnë të mendosh para se të bësh tatuazh shpatullën tënde dhe të bësh një tatuazh në mes të ballit nga mosmarrëveshja”, thotë Eidus.
Por në listën e zezë të SHBA-ve nuk është vetëm Vulin, aty figuron edhe emri i ish-ministrit Nenad Popoviq.
I njohur si një njeri i orientuar drejt Rusisë, ku ka kontakte të mira dhe bashkëpunim shumëvjeçar, amerikanët konstatuan se përveç biznesit të tij, ai degëzoi edhe një rrjet skemash korruptive tatimore.
“Ai zotëron kompani të shumta në Serbi dhe Rusi dhe përdor lidhjet e tij në Kremlin për të pasuruar veten, për të siguruar biznesin për të ardhurat e tij dhe për të lehtësuar përvetësimet dhe skemat e taksave korruptive”, thuhet në vendimin e SHBA.
Psikologu Zharko Koraq thekson se në mesin e turmës së lajkatarëve që rrethojnë Aleksandar Vuçiqin, Vulin zë një vend të veçantë.
“Nuk ka asnjë deklaratë apo vendim të Vuçiqit për të cilin Vulin nuk ishte entuziast. Në fund të fundit, ai vazhdimisht i drejtohet Vuçiqit si “komandanti im” sikur jemi në luftë. Mendoj se për këtë arsye nuk e hoqi uniformën e zezë”, thotë Koraq.
Ai kujton se deklaratat e tij për “botën serbe” ishin drejtpërdrejt kundër stabilitetit të rajonit, dhe mbështetja e tij për sulmin rus ndaj Ukrainës, i cili u dënua nga e gjithë Evropa, po i shërben drejtpërdrejt interesave ruse.
“Por këto zgjedhje nuk do të kenë vetëm pasoja negative ndërkombëtare për Serbinë. Ai është nën sanksionet e SHBA-së dhe zgjedhja e tij në qeveri është një sfidë e drejtpërdrejtë për SHBA-në, nga e cila varen shumë gjëra në Evropë, veçanërisht në rajon. Serbia nuk do të arrijë askund me njerëz të tillë në qeveri”, përfundon Koraq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje