LAJMI I FUNDIT:

Bislimi e përmendi luftën në mediumin ukrainas, Hoxhaj: Është negociator i dështuar

Bislimi e përmendi luftën në mediumin ukrainas, Hoxhaj: Është negociator i dështuar

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar ashpër zv.kryeministrin Besnik Bislimi, i cili, në një medium ukrainas ka përmendur një luftë të mundshme.

Hoxhaj, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Bislimi me këtë lloj deklarate e ka shpallë veten negociator të dështuar.

Sipas tij, shndrrimi i politikës së jashtme të Kosovës si një mekanizëm për të mos bërë asgjë, e ka bërë që Kosova të paraqitet ndërkombëtarisht si një shtëpi kartoni, në të cilën çdo minut mund të shpërthejë lufta.


“Shndrrimi i politikës së jashtme të Kosovës si një mekanizëm për të mos bërë asgjë, ka bërë që Kosova të paraqitet ndërkombëtarisht si një shtëpi kartoni, në të cilën çdo minut mund të shpërthejë lufta, duke treguar më shumë profilin personal të aventurierëve politikë që drejtojnë sot Kosovën, mungesën e dijes në komunikim ndërkombëtar dhe arrogancën si mënyrë për të fshehur dobësinë e tyre psikologjike!”, ka shkruar Hoxhaj.

“I nisur nga dëshira për të treguar se po bënë diçka, i pavetëdijshëm për përgjegjësinë dhe i humbur në kohë e hapësirë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, është shembull tipik i politikanit gjithsesi të padijshëm që ngatërron kuptimin e qëndrimit politik me ndjeshmërinë e lidhjes me publikun, kur deklaroi në mediumin ukrainas se “duhet të jemi gati për luftë””.

“Me këtë lloj deklarate Besnik Bislimi e ka shpallë veten negociator të dështuar”, u shpreh Hoxhaj.

Në trend Lajme

Më shumë
“S’ka kërkuar lirim për sëmundjen e vëllait…”, përveç Veselit, lirim të përkohshëm kërkuan edhe Krasniqi e Selimi

“S’ka kërkuar lirim për sëmundjen e vëllait…”, përveç Veselit, lirim të përkohshëm kërkuan edhe Krasniqi e Selimi

Drejtësi
Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

Lajme
Gjykata Kushtetuese i jep dritën e gjelbër Ligjit për Zyrtarët Publikë

Gjykata Kushtetuese i jep dritën e gjelbër Ligjit për Zyrtarët Publikë

Drejtësi
Rama përuron rrugën Shëngjin–Velipojë: Një nga zonat më të bukura të Evropës

Rama përuron rrugën Shëngjin–Velipojë: Një nga zonat më të bukura të Evropës

Lajme
KDI kërkon ndërhyrjen e Presidentes: Seancat e Kuvendit janë bërë të pakuptimta pa marrëveshje politike

KDI kërkon ndërhyrjen e Presidentes: Seancat e Kuvendit janë bërë të pakuptimta pa marrëveshje politike

Politikë
Duda Balje padit për shpifje Sadri Ramabajën, ky i fundit shprehet i gatshëm të përballet në gjyq

Duda Balje padit për shpifje Sadri Ramabajën, ky i fundit shprehet i gatshëm të përballet në gjyq

Drejtësi
Kalo në kategori