LAJMI I FUNDIT:

Acıbadem sfidon kufijtë në trajtimin e kancerit

Acıbadem sfidon kufijtë në trajtimin e kancerit

Acıbadem është i përkushtuar të sigurojë që çdo pacient me kancer të ketë qasje në kujdesin më të mirë të mundshëm. Ne kombinojmë ekspertizën, përkujdesjen dhe teknologjitë e avancuara të radioterapisë për të ofruar trajtimet më të sigurta dhe më efektive kundër kancerit. Acıbadem, një grup udhëheqës për kujdesin shëndetësor në Turqi, për 20 vjet ka përdorur radioterapinë për të trajtuar kancerin.

Radioterapia është një mjet që përdor rrezatim për të vrarë qelizat e tumorit. Përmirësimet e mëvonshme në teknikat e rrezatimit të përdorura në radioterapi kanë ndihmuar që trajtimi i kancerit të arrijë rezultate të suksesshme. Ato mund të përdoren pas operacionit për të zhdukur rrezikun e përsëritjes në zonën e operacionit, ose gjatë kurimit, për të trajtuar pacientët pa operacion. Sot, radioterapia është një trajtim i respektueshëm për pothuajse të gjitha llojet e kancerit. Mund të jetë e dobishme t’u jepen disa ilustrime pacientëve dhe të afërmve të tyre në lidhje me fushat e përdorimit të modaliteteve të trajtimit me radioterapi:

Pacientët me kancer të laringut të avancuar lokalisht më parë trajtoheshin me laringektomitotale dhe pacientët nuk mund të flisnin dhe nuk mund të komunikonin me të tjerët. Megjithatë sot këta pacientë trajtohen me kimioterapi dhe radioterapi. Për më tepër, kjo qasje trajtimi ka një shkallë suksesi frymëzuese prej rreth 85 përqind. Kjo metodë bën të mundur trajtimin e kancerit të laringut pa asnjë lloj prerje. Radioterapia mund të jetë gjithashtu plotësuese dhe trajtimi i kancerit të gjirit është një shembull i qartë për këtë. Më parë, gjiri hiqej tërësisht përmes një procesi të quajtur mastektomi. Sot nga ana tjetër, për pacientet e përshtatshme, tumori nxirret nga gjiri dhe pas operacionit pacientja kryen radioterapi. Kështu, nuk ka nevojë të hiqet i gjithë gjiri. Është një faktor vendimtar në cilësinë e jetës së pacienteve dhe luan një rol kyç në aspektin e kozmetikës.

Kanceri i prostatës është lloji më i diagnostikuar i kancerit urologjik. Përmirësimet e mëvonshme në teknikat e rrezatimit kanë ndihmuar rastet e kancerit të prostatës për të arritur rezultate të suksesshme. Sot, radioterapia e udhëhequr nga MRI-ja është një nga modalitetet më të përditësuara të trajtimit me radioterapi për kancerin e prostatës dhe normat e suksesit janë të ngjashme me ato të trajtimit kirurgjikal. Do të thotë që kanceri i lokalizuar i prostatës mund të trajtohet tërësisht pa bisturi apo prerje. Për më tepër, ekziston një shans për të siguruar ulje të rrezikshmërisë së efekteve anësore të funksionit të zorrëve, urinimit dhe të funksionit seksual.

Radioterapia mund të përdoret në rastet e tumorit në tru. Jo vetëm që është e zbatueshme pas operacionit, por mund të konsiderohet edhe si trajtimi parësor në disa lloje kanceri. Gamma Knife është një instrument radio-kirurgjikaljo-invaziv stereotaktik që na mundëson të përballemi me disa tumore të rrezikshëm dhe të pa operueshëm të trurit. Ai bën të mundur trajtimin e disa tumoreve të trurit si schwannomat vestibulare, meningiomat ose metastazat e trurit pa kirurgji.

Radioterapia luan një rol vendimtare dhe në trajtimin e llojeve të kancerit gastrointestinal. Trajtimi i sigurt i tumoreve të mëlçisë ose pankreasit me saktësi dhe përpikëri mund të jetës fidues. Acıbadem përdor radioterapi të llojit MRIdian, e cila lehtëson monitorimin dhe gjurmimin e indeve të buta dhe tumoreve në kohë reale. Kështu, është e mundur të rritet doza e rrezatimit dhe të arrihen rezultate më të mira me më pak toksicitet dhe më pak efekte anësore,duke ofruar cilësi më të mirë të jetesës për pacientët.

Inteligjenca artificiale në radioterapi ndihmon në trajtimin e kancerit

Llojet e ndryshme të kancerit kërkojnë qasje të ndryshme të radioterapisë. Pavarësisht se cilat trajtime kërkon një pacient, Acıbadem është i pajisur me pajisjet e specializuara që nevojiten për t’u shërbyer pacientëve, duke përfshirë radioterapinë e drejtuar nga MRI-linac, Radioterapinë Adaptive Ethos, TrueBeam, Radixact, Cyberknife, Gamma Knife, etj. Departamenti i Radioterapisë pranë Acıbadem është një nga qendrat më të rralla në mbarë botën që ka një qasje të dyfishtë adaptive: një strukturë radioterapie adaptive të udhëzuar edhe nga MRI-jae dhe nga CT-ja. Radioterapi adaptive do të thotë që plani i trajtimit mund të rregullohet në kohë reale, duke ndjekur anatominë e pacientit. Kjo është jetike sepse tumoret në mushkëri, mëlçi dhe në zonën e barkut mund të lëvizin me frymëmarrjen ose me shtimin e gazrave. Këto pajisje ofrojnë një fokus të mprehtë në tumor, ndërsa e synojnë atë me rrezatim të energjisë së lartë dhe ofrojnë një nivel të pa precedent saktësie në dhënien e trajtimit me rrezatim. Megjithatë, nuk është vetëm pajisja që ofron trajtim superior. Trajtimi i suksesshëm ka të bëjë me mjekë të aftë dhe me përvojë, të cilët zgjedhin opsionin më të mirë të disponueshëm për çdo pacient. Secili anëtar i Departamentit të Radioterapisë pranë Acıbadem ka fushën e tij të njohurive dhe ekspertizës me përvojë jashtëzakonisht të pakrahasueshme në fushën e rrezatimit.

Kanceri i gjirit, kanceri gastrointestinal, kancerii traktit gjenitalurinar, kanceri gjinekologjik, kanceri i kokës dhe qafës, sarkomat, kanceri i kraharorit, limfomat dhe kanceri i sistemit nervor qendror janë vetëm disa nga llojet e kancerit që trajtohen në Acıbadem.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë, ju ftojmë të kontaktoni me Zyrën e Informacionit të Acıbadem në Prishtinë. Rruga: “İbrahim Lutfiu”, 2C Prishtinë Kosovë, Prishtinë 10000

+383 382 340 04

+383 495 634 00

kosovo@acibadem.com

www.acibadem.al

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori