LAJMI I FUNDIT:

Dita e 23 e regjistrimit të popullsisë, drejtori i ASK-së: Afër 900 mijë qytetarë të regjistruar

Dita e 23 e regjistrimit të popullsisë, drejtori i ASK-së: Afër 900 mijë qytetarë të regjistruar

Afër 900 mijë qytetarë në Kosovë janë regjistruar deri më tani në javën e katërt të regjistrimit të popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, në një intervistë për RTK-në ka thënë se ka pjesëmarrje masive dhe në përgjithësi nuk ka refuzime nga qytetarët.

“Kemi kaluar shifrën prej 800,000 mijë edhe synojmë që edhe me ditën e sotme t’i afrohemi 900,000 qytetarëve të regjistruar. Nëse vazhdon ky trend do të jemi në kohë. Edhe disa ditë do t’i kemi të lira nëse ndonjë familje ka mbetur për arsye të ndryshme pa u regjistruar”, ka thënë Kastrati.


Ai tutje ka folur edhe për formularët e regjistrimit të dëmeve të luftës, duke thënë se ato do t’i shërbejnë institucioneve dokumentuese në të ardhmen.

“Edhe ky formular duket se është i kompletuar. Do të jenë disa të dhëna burimore që do t’i ndihmojnë institucioneve sepse ato i kanë të dhënat administrative, të dhëna këto jo të vërtetuara sepse më parë s’janë kërkuar me ndonjë dokument”, ka thënë kryesuesi i ASK-së.

Sa i përket regjistrimit të komunitet serb në veri ai ka thënë se ka një hezitim nga ana e tyre, teksa ka bërë të ditur se të dhënat me të detajuara do t’i shpalosin nesër.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori