LAJMI I FUNDIT:

James dhe Davis të pandalshëm, Lakers ngushtojnë epërsinë ndaj Nuggets

James dhe Davis të pandalshëm, Lakers ngushtojnë epërsinë ndaj Nuggets

Los Angeles Lakers ka marrë fitoren e parë ndaj Denver Nuggets dhe ka shmangur eliminimin nga ‘Play-Off’-i në NBA.

Në ndeshjen e katërt të zhvilluar në Crypto Arena, Lakers kanë triumfuar me 11 pikë diferencë 119:108 duke ngushtuar serinë në 3-1 në tëmirë të Nuggets.

Më meritori për shmangien e ‘fshesës’ ishte  LeBron James, i cili shënoi 30 pikë dhe ndihma e madhe pati në formën e Anthony Davis, i cili bëri 23 kërcime bashkë me 25 pikë.

Në radhët e Denverit, më efikasi në parket ishte Nikola Jokic, i cili realizoi triple-double me 33 pikë, 14 kërcime dhe 14 asistime, por as kaq nuk mjaftoi për triumf.

Mbrëmë janë luajtur edhe tri ndeshje të tjera play-off në NBA. Oklahoma City arriti fitore të madhe pasi kaloi në epërsi 3-0 me fitoren 106:85 në New Orleans.

Bostoni kaloi në epërsi 2-1 falë fitores 104:84 në Miami, ndërsa Orlando barazoi ndeshjen në 2-2 kundër Cleveland me një fitore 112:89 në shtëpi. /Telegrafi/