LAJMI I FUNDIT:

MPB: Arrestohet trafikant 32-vjeçar nga Shtipi

MPB: Arrestohet trafikant 32-vjeçar nga Shtipi

MPB njofton se, në vijim të masave dhe veprimeve operative, punonjësit e policisë së Departamentit për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve kanë arrestuar 32-vjeçarin B.M. nga qyteti i Shtipit.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në Shtip, të kryer me urdhër të prokurorit kompetent, janë gjetur dhe konfiskuar lëndë pluhuri, një sasi e madhe parash dhe një peshore digjitale.


“Personi është ndaluar në komisariat dhe gjatë ditës do t’i dorëzohet gjyqtarit për veprime të mëtejshme me kallëzim penal”, ka thënë policia.