LAJMI I FUNDIT:

Hapet galeria e jashtëzakonshme “Flori Gallery”, në Prishtina Mall

Hapet galeria e jashtëzakonshme “Flori Gallery”, në Prishtina Mall
Flori Gallery/Prishtina Mall

“Flori Gallery” është galeria më e madhe në vend, e cila u hap sot, më 26 prill, në Prishtina Mall.

Në këtë galeri të jashtëzakonshme, morën pjesë 66 artistë të njohur, të cilën kishin veprat e tyre për të prezentuar.

“Është një event shumë me rëndësi për artet pamore, jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë trojeve tona, ku promovohet arti dhe vetë ekspozita është e titulluar mbarëkombëtare.
Përfaqësimi i artistëve nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova dhe Lugina e Preshevës, ku prezentojnë rtet dhe punët e tyre, në tema që trajtojnë vetë artistët. Jemi munduar, unë në cilësinë e udhëheqësit të këtij eventi, të bëj përzgjedhjen e emrave minentë të profesorëve të akademive, të cilët prezenojnë artin, jo vetëm në artin e tyre, por edhe artin kombëtar.
Përfaqësohen të gjitha fushat, në pikturë, skulpturë, grafikë, fotografi, prandaj mund të thuhet që është multidiciplinare si ekspozitë dhe ajo që e bën të veçantë është hapësira dhe interieri i kësaj galerie, ku me investimet e zotit Gjoda dhe arkitekturën e arkitektit Prof.Dr Armend Fazliu, një punë e mrekullueshme, flet vetë ambienti në të cilin jemi sonte.


Galeria “Flori Gallery” do të jetë me këtë objektiv që të bashkëpunojë në cilësi të memorandumeve dhe bashkëpunimeve profesionale me shumë të rajonit, por pse jo edhe të Evropës. Galeria ka stafin e vet, ka këshillin organizativ, me të cilët do të mundohemi të organizojmë edhe evente nga fusha e modës, e kostumeve, trashëgimia jonë kulturore, workshop-e të ndryshme dhe kjo hapësirë mund të shtrytëzohet për të mirën e kulturës dhe artit tonë mbarëkombëtar”, tha Hajrush Fazliu, piktor dhe pedagog i Univeristetit të Prishtinës.

Hajrush Fazliu, piktor dhe pedagog i Univeristetit të Prishtinës

“Unë kam ardhur jo vetëm për vizitë, por edhe të marr pjesë me një punim timin në këtë ekspozitë, me ftesë nga profesori Hajrush Fazliu. Kjo nuk është vetëm një ekspozitë e radhës, mirëpo është një hapje e një galerie të re në kryeqytet, e cila bazuar në përmasat e saj si galeri dhe në pozicionin ku gjendet premton shumë dhe besoj se do të vizitohet nga shumë artdashës. Duke e parë potencialin e artistëve kosovarë, jo vetëm të Prishtinës, por të tërë Kosovës i duhen më shumë galeri, më shumë vende ekspozuese, se arti nuk mbahet vetën për vete, duket të ekspozohet të afrohet sa më pranë publikut, ndaj dhe kjo galeri e ka një mision shumë të mirë dhe fisnik që t’i prezantojë artistët sa më mirë para publikut”, tha Arlinda Hajrullahu, artiste.

Arlinda Hajrullahu, artiste

“Angazhimin që e kemi pasur këto ditë, ishte një punë goxha e vyeshme dhe e sikletshme njëkohësisht, pasi galeira ishte e re, deri sa arriti të hapet, t’i hapë këto dritare të mëdha dhe mandej derisa të gjithë krijuesit erdhën nga të gjitha trojet shqiptare, sollën në mënyra të ndryshme punime të ndryshme. Ishte një reportazh, një historik, një dokumentar i veçuar. Vetëm sjellja e artit dhe e pikturave të tyre deri këtu, e pastaj aranzhimi dhe vendosja e tyre këtu. Unë e falënderoj për punën e fuqishme, profesor Hajrush Fazliun, sepse ai ishte ideator kreator i ghithë kësaj mrekullie artistike. Është momentum jetik për mua që jam kurator dhe kam bërë shkrimin kuratorial, është hapja e parë, dritarja e parë, atakimi i parë me audiencën, fjalën që na dhanë është për mua e vlefshme, e vlerësoj. Kam punuar me artistët pamorë dhe këta gjithmonë më kanë motivuar dhe më kanë frymëzuar për punën që e bëjmë bashkërisht, i falëndëroj të gjithë pjesëmarrësit. Këta i kanë dhënë kuptim jetik, kësaj hapsire, këtij horizonti të ri për krijuesit, për të ardhëm e Prishtinës dhe Kosovës. Hapësira është shumë e madhe dhe ka bagazh për të sjellë ekspozita”, tha Naser Shatrolli, kurator i ekspozitës. /Telegrafi/

Naser Shatrolli, kurator i ekspozitës
Flori Gallery/Prishtina Mall
Flori Gallery/Prishtina Mall
Flori Gallery/Prishtina Mall
Flori Gallery/Prishtina Mall
Flori Gallery/Prishtina Mall

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit

Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike

Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"

Magazina
Kalo në kategori