LAJMI I FUNDIT:

Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh

Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh

Ministri i Mbrojtjes së Francës ka pritur homologun e tij gjerman për të nënshkruar një marrëveshje midis dy vendeve mbi një projekt të ri armësh.

Bëhet e ditur se Sebastien Lecornu i Francës dhe Boris Pistorius i Gjermanisë kanë nënshkruar një marrëveshje mbi një projekt të ri të përbashkët tankesh të quajtur Main Ground Combat System (MGCS).

Kjo marrëveshje formale shënon nisjen e fazës së parë të ndërtimit të mjetit të blinduar, të quajtur “tanku i së ardhmes”, projekt ky me vlerë miliarda euro.


Siç raportohet, tanku i ri do të zëvendësojë tankun gjerman Leopard 2 dhe atë Leclerc të Francës, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

“Nuk bëhet fjalë për të bërë një Leopard 3 ose 4, por për të dizajnuar diçka krejt të re”, theksoi Boris Pistorius.

Tanku thuhet se do të fuqizohet nga Inteligjenca Artificiale dhe disa sisteme tjera të automatizuara që nuk kërkojnë “pilotë njerëz”.

Zhvillimi i një tanku të ri pritet të përfundojë deri në vitin 2040 dhe tregon se Evropa po e zgjeron industrinë e saj të mbrojtjes.

Ndryshe, MGCS është projekti i dytë më i madh i industrisë së armëve midis dy fuqive evropiane.

Të dy vendet do të ndajnë në mënyrë të barabartë çmimin për tankun e ri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump

Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump

Botë
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Trump flet për

Trump flet për "ndikimin" që mund të kenë tarifat e vendosura tek amerikanët

Amerika
Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Botë
Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Amerika
Kalo në kategori