LAJMI I FUNDIT:

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër – si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër – si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Sulmuesi i Liverpoolit, Darwin Nunez është kritikuar shumë këtë sezon për shkak të humbjes së një sërë rastesh përpara portës, dhe reporteri i The Times, Paul Joyce, tani ka sugjeruar që ekipi i rekrutimit preferonte të nënshkruante me Christopher Nkunku të Chelseat, por Jurgen Klopp donte sulmuesin uruguaian.

Edhe pse Nunez e ka gjetur golin rregullisht këtë sezon, ka një argument që sugjeron se ai duhet të kishte shënuar më shumë gola me numrin e rasteve të krijuara për të.

Sulmuesi ishte më shumë një nënshkrim i Kloppit dhe trajneri foli se si është përgjegjësia e tij t’i japë lojtarit besimin për të performuar.


Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25
Lexo po ashtu Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Nkunku nuk i ka shijuar momentet më të mira që kur iu bashkua Chelseat, duke kaluar pjesën më të madhe të sezonit jashtë i lënduar, por do të ishte interesante të shihej se si do të kishte performuar nën Klopp në vend të Nunez. Sulmuesi uruguaian kushtoi fillimisht 75 milionë euro kur kaloi në Anfield, por ai ka treguar shenja mospërputhjeje që atëherë.

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jose Enrique, ka kritikuar paraqitjet e fundit të Nunezit, duke sugjeruar se ai nuk është mjaftueshëm i mirë.

Nuk mjaftoi lamtumira e Kloppit, nga Liverpooli po largohet edhe një super lojtar
Lexo po ashtu Nuk mjaftoi lamtumira e Kloppit, nga Liverpooli po largohet edhe një super lojtar

Kundër Evertonit, ku Toffees siguruan një fitore jetike 2-0 ndaj rivalëve të tyre, Nunez kishte shumë raste, por ai nuk arriti të gjente rrjetën.

Duke folur pas humbjes së Evertonit, ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, vuri në dyshim ndikimin që Nunez ka bërë kohët e fundit, duke sugjeruar se ai nuk është i mjaftueshëm i mirë për një skuadër që dëshiron të fitojë trofe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

Ndërkombëtare
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Premier League
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Kalo në kategori