LAJMI I FUNDIT:

​Tre zyrtarë të Fushë Kosovës dënohen me 5 vjet burg për korrupsion

​Tre zyrtarë të Fushë Kosovës dënohen me 5 vjet burg për korrupsion

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur në çështjen penale ndaj të akuzuarve J.T., E.G. dhe L.M-S., për shkak se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar në Fushë Kosovë.

J.T. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dy vjet burg, i akuzuari tjetër E.G. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dy vjet burg, ndërsa e akuzuara L.M-S. është shpallur fajtor dhe është dënuar me një vit burg.

Po ashtu gjykata të akuzuarve iu shqipton dënim plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik për tri vjet, e cila ndalesë ekzekutohet pas mbajtjes së dënimit me burgim.


Obligohet secili i akuzuar veç e veç të paguajë shpenzimet e procedurës penale sipas llogarisë përfundimtare të gjykatës dhe në emër te paushallit gjyqësor në shumë prej 150 eurosh, si dhe në emër të Fondit për kompensimin e viktimave të krimit, në shumë prej 50 eurosh ashtu që në tërësi shumën prej 200 eurosh, obligohen të paguajnë brenda 15 ditëve nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi.

Të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest të rregullt juridiko-civil. Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Kronika e Zezë
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

Lajme
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori