LAJMI I FUNDIT:

Driblim që ta kujton “Fenomenin” – Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Driblim që ta kujton “Fenomenin” – Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Kylian Mbappe la fansat të mahnitur me një driblim të egër përpara asistimit të tij për Ousmane Dembelen.

Paris Saint-Germain iu afrua kurorëzimit kampion të Ligue 1 me një fitore 4-1 ndaj Lorient të mërkurën mbrëma, një rezultat që i lë ata 11 pikë në krye me vetëm katër ndeshje të mbetura.


Sulmuesi 25 vjeçar, i cili ka qenë sërish i bujshëm për gjigantët francezë këtë sezon, u përfshi në tri nga golat, duke shënuar dy dhe duke asistuar një.

Dridhet futbolli spanjoll nga deklarata e presidentit Tebas: Jam tifoz i Real Madridit
Lexo po ashtu Dridhet futbolli spanjoll nga deklarata e presidentit Tebas: Jam tifoz i Real Madridit

Dhe ishte aftësia e tij para se të vendoste Dembelen para porës me një driblim që me të vërtetë mahniti shikuesit.

Kapiteni i Francës po shkonte nga porta kundërshtare, ndërsa mbrojtësi ganez Nathaniel Adjei e detyroi të dilte jashtë drejt flamurit të këndit.

Megjithatë, Mbappe në mënyrë magjepsëse gjeti një mënyrë për të kaluar Adjei, duke e vendosur në një pozicion të vështirë me disa prekje të shkathëta, përpara se ai të fuste topin dy herë midis këmbëve të tij dhe më pas të harkonte te Dembele.

Dhe aftësia e jashtëzakonshme tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve në rrjetet sociale.

Gazetari Julien Laurens tha: “Kylian Mbappe në më të mirën e tij absolute. Aftësi e pabesueshme! Lojtari më i mirë në botë!”.

Dhe fansat ranë dakord me të, ndërsa njëri tha: “Mbappe sapo shkatërroi karrierën e këtij të lojtari të gjorë”.

Nuk janë qetësuar gjërat mes tyre: Neymar sulmon Mbappen nga dy postime në Instagram
Lexo po ashtu Nuk janë qetësuar gjërat mes tyre: Neymar sulmon Mbappen nga dy postime në Instagram

Një tjetër u përgjigj: “Mbappe është kaq mosrespektues”.

Një i tretë u përgjigj: “Nuk e dija se ai kishte pak R9 (Ronaldo Nazario) në të, mbresëlënës”.

Mbappe ka shënuar 43 gola dhe 10 asistime në 43 ndeshje për PSG-në këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ten Hag zbulon në një intervistë shpërthyese atë që pronarët e Man Utd i kanë thënë 'direkt' për të ardhmen e tij

Ten Hag zbulon në një intervistë shpërthyese atë që pronarët e Man Utd i kanë thënë 'direkt' për të ardhmen e tij

Premier League

"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

La Liga
Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Bundesliga
Jo vetëm Lamine Yamal – Xavi ka ringjallur akademinë La Masia, 15 talentë debutuan me Barcelonën

Jo vetëm Lamine Yamal – Xavi ka ringjallur akademinë La Masia, 15 talentë debutuan me Barcelonën

La Liga
Pesë yjet e Real Madridit që mund ta luajnë ndeshjen e tyre të fundit në ‘Santiago Bernabeu’ këtë vikend

Pesë yjet e Real Madridit që mund ta luajnë ndeshjen e tyre të fundit në ‘Santiago Bernabeu’ këtë vikend

La Liga
Oleksandr Usyk bën ankesë zyrtare, nuk dorëzohet për titullin e IBF

Oleksandr Usyk bën ankesë zyrtare, nuk dorëzohet për titullin e IBF

Boks
Kalo në kategori