Ndihmës Sekretari amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit, James O’Brien, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nga i cili ka kërkuar përparim urgjent në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ndihmës Sekretari amerikan, përmes një postimi në platformën “X” ka bërë të ditur se me kryeministrin Kurti ka biseduar për hapat pozitivë të nevojshëm që duhet t’i ndërmerr Kosova.
“SHBA mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të ecur përpara, ne kemi nevojë për zbatimin e zotimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, duke përfshirë përparimin urgjent në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Me kryeministrin e Kosovës Kurti sot kam diskutuar hapat pozitivë të nevojshëm”, ka shkruar O’Brien, transmeton Telegrafi.
??supports Kosovo’s path to Euro-Atlantic integration. To move forward, we need implementation of EU-facilitated Dialogue commitments, including urgent progress on the Association of Serb-majority Municipalities. I discussed the positive steps needed with Kosovan PM Kurti today. pic.twitter.com/aCXTVssVFD
— Assistant Secretary Jim O’Brien (@StateEUR) April 24, 2024
Takimi mes Ndihmës Sekretarit amerikan, O’Brien dhe kryeministrit Kurti është zhvilluar në Gjermani, ku po qëndron kryeministri, i cili sot ka vizituar panairin Hannover Messe 2024.
Ndryshe, edhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, të martën, ka nënvizuar rëndësinë që Franca i kushton aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, si dhe progresit të shpejtë dhe të pakthyeshëm në zbatimin nga autoritetet kosovare të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, tha po ashtu se Kosova duhet të bëjë hapa të prekshëm, që nënkuptojnë “dërgimin e draft-statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim”, në mënyrë që t’i bindë qeveritë skeptike që të votojnë në favor të saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Themelimi i Asociacionit ka qenë vazhdimisht kërkesë edhe e vendeve të tjera të grupit QUINT, që, pos Francës e Gjermanisë, përfshijnë edhe SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe Italinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj