Freedom House ka publikuar së fundmi raportin e ri “Kombet në Transit 2024”, ku është përfshirë edhe Kosova.
Në një vështrim të përgjithshëm për zhvillimet në vitin 2023, ky raport thekson se Kosova mban zgjedhje të besueshme dhe relativisht të mirë administruara.
Përveç kësaj raporti thekson se shumë institucione publike janë minuar nga korrupsioni i rrënjosur, megjithëse ka shenja se një brez i ri politikanësh po lëvizin për t’u përballur me praktikat korruptive përmes reformave gjyqësore dhe administrative.
“Gazetarët vazhdojnë të përballen me kërcënime, veçanërisht në mediat sociale. Sundimi i ligjit pengohet nga ndërhyrja dhe mosfunksionimi në gjyqësor”, thuhet në një përmbledhje të këtij raporti.
Raporti i Freedom House tutje nga zhvillimet kryesore për vitin 2023, përmend marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve të arritur në muajin shkurt mes Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e BE-së, si dhe Aneksin e zbatimit për të cilin u ra dakord në mars të atij viti në Maqedoninë e Veriut.
Raporti thekson se pavarësisht këtyre marrëveshjeve, tensionet mes Kosovës dhe Serbisë mbetën të larta gjatë gjithë vitit, shkruan Telegrafi.
Si ngjarje tjetër kryesore gjatë vitit të kaluar përmendet edhe zgjedhjet për kryetar komunash në veri të vendit.
“Zgjedhjet për kryetar komunash u mbajtën në katër komuna me shumicë etnike serbe në veri të Kosovës në prill. Shumica e serbëve të Kosovës bojkotuan zgjedhjet, të cilat shënuan vetëm 3.47 për qind pjesëmarrje të votuesve, duke rezultuar në zgjedhjen e shqiptarëve etnikë në të katër komunat.
Zgjedhjet e prillit në Kosovën veriore ndezën protesta të mëdha, duke shfaqur përleshje të dhunshme ndërmjet protestuesve dhe forcave të sigurisë, të cilët kishin për detyrë të instalonin zyrtarët e sapo zgjedhur dhe të ruanin ndërtesat komunale”, thekson raporti.
Tutje raporti përmend se në maj, përleshjet midis protestuesve dhe pjesëtarëve të KFOR-it, rezultuan në më shumë se 30 ushtarë dhe mbi 50 protestues të plagosur.
“Në shtator, pjesëtarët e Policisë së Kosovës u sulmuan nga militantë serbë etnikë në Banjskë në veri të Kosovës; një polic dhe tre sulmues u vranë. Kryeministri Albin Kurti më vonë akuzoi qeverinë serbe për sponsorizimin e sulmit në Banjskë, një pretendim që qeveria serbe e mohoi”, thuhet mes tjerash në raportin “Kombet në Transit 2024” të Freedom House.
Sipas këtij raporti të gjitha këto zhvillime ndaluan zbatimin e marrëveshjes së lehtësuar nga BE dhe i ktheu negociatat përsëri në fokusimin në menaxhimin e konfliktit.
“Presioni i koordinuar i BE-së dhe SHBA-së për tërheqjen e forcave policore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja u përball me rezistencë në Kosovë. Rrjedhimisht, BE-ja vendosi masa ndaj Kosovës, duke ndërprerë ndihmën financiare dhe bashkëpunimin politik dypalësh deri në dhjetor 2023. Në të njëjtën kohë, presioni ndërkombëtar për të krijuar një Asociacion të Komunave Serbe, siç kishin rënë dakord Kosova dhe Serbia në 2013 dhe 2015 si pjesë e dialogu i tyre por që nuk ishte zbatuar kurrë, gjithashtu u intensifikua”.
Tek pjesa e sundimit të ligjit, raporti përmend se ndërhyrja politike në gjyqësor mbetet problem dhe korrupsioni i përhapur ndikon negativisht në pavarësinë e gjyqësorit.
“Prokurorët dhe gjykatat mbeten të ndjeshme ndaj ndërhyrjeve politike dhe korrupsionit nga elitat e fuqishme politike dhe të biznesit, duke dëmtuar procesin e rregullt ligjor”, thuhet në raportin e Freedom House
Raportin e plotë mund ta gjeni KËTU. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme