LAJMI I FUNDIT:

Raporti i Freedom House: Problemet me Serbinë, ndër pengesat kyçe në rrugën e Kosovës përpara

Raporti i Freedom House: Problemet me Serbinë, ndër pengesat kyçe në rrugën e Kosovës përpara

Pavarësisht sfidave të përsëritura, Kosova mban kursin e saj në rrugëtimin drejt demokratizimit, sipas raportit më të fundit të organizatës ndërkombëtare Freedom House.

Raporti i vitit 2023 për nivelin e demokracisë në disa rajone të Evropës dhe Azisë ka zbuluar se Kosova ka mbetur në të njëjtën pozitë si viti i kaluar, duke u renditur me një përkësim mesatar prej 3.29 pikësh në një shkallë nga 1 deri në 7, ku 1 paraqet nivelin më të ulët dhe 7 më të lartën e përparimit demokratik.


Ndër pengesat kryesore, raporti thekson problemet e vazhdueshme me fqinjin verior, Serbinë.

Konflikti dhe mosmarrëveshjet e përhershme me këtë shtet fqinj janë një pengesë e madhe për përparimin e Kosovës në rrugën e saj.

Shqipëria dhe Kroacia mbeten pa ndryshime në pozicionet e tyre, kurse Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina regjistrojnë një rënie në drejtim të demokratizimit.

Ballkani shihet si një rajon me regjime të ndryshme hibride të qeverisjes, ndërsa vetë Kosova cilësohet si vend që synon drejt demokracisë, Serbia drejt autokracisë, dhe të tjerat në një gjendje të përzier.

Raporti i Freedom House bën fokus në incidentet e rënda që kanë ndodhur në Kosovë gjatë vitit 2023, duke theksuar dhunën dhe përleshjet e ashpra në veri të vendit.

Në maj, protestuesit serbë të Kosovës janë përleshur me forcat e NATO-s dhe kanë shkaktuar plagosjen e 30 trupave. Në shtator, një sulm i armatosur ka rezultuar me vrasjen e katër personave, duke përfshirë një zyrtar policor.

Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe tani mendohet se ndodhet në Serbi, ku për të është lëshuar një fletarrestim ndërkombëtar nga INTERPOL. Kosova akuzon Serbinë për organizimin e sulmit, ndërsa Beogradi hedh poshtë këto akuza.

Raporti pohojnë se qeveria aktuale e Kosovës ka për synim të distancohet nga trashëgimia e konfliktit parlamentar dhe të promovojë një agjendë reformash të nisura që nga viti 2021.

Kryeministri Albin Kurti ka nisur vettingun e gjyqtarëve, por refuzimi i Serbisë për të njohur pavarësinë e Kosovës mbetet një pengesë e madhe për avancimin demokratik.

Marrëveshjet e arritura në fillim të vitit 2023 kanë qenë një hap pozitiv, megjithatë, mospërputhjet dhe zbatimi i padrejtë kanë mbizotëruar, duke lënë pas vetes një rrenojë të jostabilitetit dhe dhunës.

Partnerët ndërkombëtarë të Kosovës kanë shprehur shqetësimin për qasjen e ashpër të Kurtit në dialogun me Beogradin dhe mungesën e konsultimeve me komunitetin serb të Kosovës. Ky veprim, sipas raportit, ka komplikuar përpjekjet për tejkalimin e sfidave afatgjata.

Ndërkohë në Serbi, raporti vëren një rënie të madhe në procesin e demokratizimit, duke i atribuuar manipulimet e zgjedhjeve dhe qëndrimin autoritar të presidentit Aleksandar Vuçiq si shkaqet kryesore për këtë rënie historike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori