I akuzuari Sami Kurteshi ka dhënë mbrojtjen e tij në Gjykatën e Prishtinës më 23.04.2024 lidhur me akuzat për sulm në zyrat e KQZ-së.
Kurteshi akuzohet se në gushtin e vitit 2021 kishte sulmuar një person brenda zyrave të KQZ-së, me arsyen se i njëjti nuk kishte bartur maskë anti- Covid.
Kurteshi tregoi se atë ditë kishte pasur mbledhje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe kishte parë një person duke qëndruar pranë aparatit të kafesë pa maskë.
Sipas Kurteshit, herën e parë nuk kishte marrë përgjigje kur e kishte pyetur pse nuk e ka të vendosur maskën. Ndërsa herën e dytë, i akuzuari tha se personi pa maskë i ishte përgjigjur.
“As nuk e vendosi (maskën) e as nuk dal jashtë”- citoi palën e dëmtuar i akuzuari Sami Kurteshi.
Kurteshi deklaroi t’i ketë thënë tashmë palës së dëmtuar, Adnon Berishës: “Ti del jashtë tash menjëherë”.
Pas këtij kontakti verbal që kishin mes vete, i akuzuari tha se e ka shtyrë nga mbrapa të dëmtuarin për ta larguar nga dera, gjë për të cilën nuk ka pasur rezistim nga Berisha.
“E kam hapë derën e zyrës time, e kam lënë çantën, e kam lënë në zyrën time edhe kam shku e kam shty nga mbrapa të dëmtuarin. E kam shty nga mbrapa, e kam afru deri te dera, nuk ka rezistuar, as një fjalë nuk e ka folë“- tha Kurteshi.
Për këtë rast versionet e tyre nëse kishte apo jo sulm brenda zyrave të KQZ-së dhanë Kastriot Mustafa dhe Shkëmb Krasniqi.
Që të dy deklaruan se Kurteshi e kishte shtyrë tashmë të dëmtuarin pasi që nuk kishte të vendosur maskën.
Pas deklarimit të të akuzuarit, rasti ka kaluar në fazën e dhënies së fjalëve përfundimtare.
Gjyqtari Sabit Sadikaj caktoi 29.04.2024 si datë kur do të jepen fjalët përfundimtare.
Aktakuza, e cila përfaqësohet nga prokurori Eset Rama, ishte ngritur më 20.12.2021. Rasti kishte filluar të procedohet me “ndërmjetësim” por që nuk kishte arritur që të përfundohet me procedurë alternative.
Lidhur me rastin, i cili sipas Prokurorisë ka ndodhur në gusht të vitit 2021, Kurteshi ishte deklaruar i pafajshëm, raporton Kallxo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje