LAJMI I FUNDIT:

Raporti i DASH-it, reagon LDK: Vulë ndaj korrupsionit serioz të Qeverisë – Prokuroria të zbatojë ligjin

Raporti i DASH-it, reagon LDK: Vulë ndaj korrupsionit serioz të Qeverisë – Prokuroria të zbatojë ligjin

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një reagimi për media ka bërë të ditur se ka pranuar me shqetësim raportin e fundit të Departamentit amerikan të shtetit, për Kosovën për vitin 2023.

Sipas LDK-së, ky raport është konfirmim i të gjitha shqetësimeve të cilat janë ngritur në vazhdimësi.

“Raporti në fjalë i dha vulë paaftësisë së Qeverisë dhe korrupsionit, siç është cekur edhe në raport “korrupsionit serioz të Qeverisë”.


LDK, në vazhdimësi ka tërhequr vëmendjen dhe ka denoncuar publikisht dyshimet për korrupsion nga Qeveria, duke përfshirë edhe qindra tenderë sekretë që kjo qeveri ka nënshkruar, në vlerë prej mbi 240 milionë euro. Pra ka propagandë dhe nuk ka luftë kundër korrupsionit siç pretendon Qeveria e Kosovës, gjë të cilën e vërtetoi dhe raporti DASH-it”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Cilat ishin problematikat kryesore në Kosovë gjatë vitit 2023 sipas raportit të DASH?
Lexo po ashtu Cilat ishin problematikat kryesore në Kosovë gjatë vitit 2023 sipas raportit të DASH?

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka ftuar Prokurorinë e Kosovës që të trajtojë të gjitha shqetësimet e ngritura deri më sot.

“Kërkojmë që prokuroria të zbatojë ligjin pa asnjë pengesë dhe të hetojë me seriozitet të gjitha dyshimet për korrupsion dhe papërgjegjshmëri qeveritare.

LDK është e përkushtuar të vazhdojë të ngris zë në mbrojtje të institucioneve tona, nga korrupsioni që ka instaluar kjo Qeveri”, thuhet më tej në reagim.

LDK ka theksuar se do të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat institucional që përgjegjësit për veprat e tyre të jenë para ligjit.

“Kosova meriton një qeverisje të pastër dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e saj, dhe ne jemi të vendosur të punojmë drejt këtij qëllimi”, thuhet në fund të reagimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori