LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Problemi në veri nuk është vetëm i krimit të organizuar

Ymeri: Problemi në veri nuk është vetëm i krimit të organizuar

Pas dështimit të zgjedhjeve në veri, analisti Visar Ymeri ka thënë se nuk është “sovrane” qeverisja në atë vend ku kundërshtohet nga qytetarët.

“Teritori nuk mund të qeveriset në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve kjo nuk është sovranitet kjo nuk është sovranitet në kuptimin bashkëkohor,” tha Ymeri.

Sipas Ymerit, qeverisa Kurti prej kur kanë ardhur në pushtet kanë thënë që veriu është problem i krimit të organizuar.


“Qëndrimi i Qeverisë kanë thënë që veriu është problem i krimit të organizuar, eliminimi i krimit të organizuar pra bandave nga atje do ta nxjerrë në pah që nuk kemi problem me qytetarët e komunitetit serb sepse ata janë të okupuar nga krimi organizuar dhe në momentin që largohet krimi organizuar atëherë ata do të ndjehen më të lirë për të bashkëvepruar me institucionet e Kosovës,” tha Ymeri.

Teksa Ymeri shtoi se Kurti kishte thënë që krimi i organizuar në veri ishte eliminuar por se a ka ende ndikim atje në veri sipas tij duhet të përgjigjet Qeveria.

“Qeveria Kurti na ka thënë që atje krimi organizuar është eliminuar atje rasti i fundit edhe ndjekja përfundimtare e Milan Radojciqit dhe tash e kemi referendumin i cili po ndodh formalisht në kushte të lirisë nga krimi i organizuar në veri dhe prapë kemi bojkot a i bie kjo që nuk paska qenë vetëm krimi organizuar apo i bie që ende krimi i organizuar ka ende ndikim edhe pse një pjesë është luftuar këtë përgjigje duhet ta japë Qeveria,” tha ai.

Problemi në veri nuk është vetëm i krimit të organizuar tha Ymeri në “Debat Plus”, “por është problem politik pra ka kërkesë politike të komunitetit serb që ne duhet ta adresojmë adresimi mund të nënkuptojë forma të ndryshme.”

Problemi i ditës së djeshme për mos daljen në votim në komunat në veri nuk u zgjidh sipas Ymerit.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori