LAJMI I FUNDIT:

Zvicra i kërkon Serbisë të mos e bllokojë Kosovën, ndërsa Kosovës të themelojë Asociacionin

Zvicra i kërkon Serbisë të mos e bllokojë Kosovën, ndërsa Kosovës të themelojë Asociacionin

Në Këshillin e Sigurimit, përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë thirrje për realizimin e premtimit të Serbisë dhe Kosovës ndaj marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Me një ton të prerë, ajo i ka bërë thirrje Serbisë të mos e pengojë përpjekjen e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“I bëjmë thirrje Serbisë që të heq çdo paqartësi në lidhje me përkushtimin e saj ndaj marrëveshjeve dhe të përmbahet nga kundërshtimi i anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare,” theksoi përfaqësuesja.


Paralelisht, Zvicra nuk e ka lënë pa vënë në dukje edhe përgjegjësitë e Kosovës, duke kërkuar themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe pa vonesa.

Kjo, sipas përfaqësueses, do të ishte një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të marrëdhënieve konstruktive mes të dy vendeve.

“Të dy palët ndajnë përgjegjësi për uljen e tensioneve. Eskalimet si ajo e Banjskës duhet të shmangen me çdo kusht dhe përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë,” shtoi ajo, duke iu referuar incidenteve të fundit që kanë tronditur rajonin.

Ndërsa për votimet që nuk patën pjesëmarrjen e serbëve në veri të Kosovës, Zvicra shprehu keqardhje për mungesën e pjesëmarrjes së komunitetit serb.

Përfaqësuesja e Zvicrës u shpreh se inkurajon qeverinë e Kosovës të shtojë përpjekjet për integrimin më të thellë të pakicës serbe në shoqërinë kosovare.

Në përfundim, Zvicra thekson nevojën për angazhim të vazhdueshëm dhe dialog të hapur për të tejkaluar sfidat dhe për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme dhe të paqme për të gjithë në rajon.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Lajme
Kalo në kategori