Zymer Bytyqi, heroi i Antalyaspor në duelin me Hatayspor – super gol në kohën shtesë
Zymer Bytyqi ishte njeriu i ndeshjes për Antalyaspor, pasi triumfuan 2-1 në shtëpi ndaj Hatayspor në kuadër të javës së 33-të në Superligën e Turqisë.
Të parët që shënuan ishin mysafirët, duke realizuar me anë të Dele Bashiru në minutën e 26-të.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, por në 45 minutat e dytë vendasit ishin të pafalshëm.
Në minutën e 67-të, Buksa i barazoi shifrat në 1-1, me një asistim të Yesilurt.
Bytyqi u inkuadrua në lojë në minutën e 81-të në vend të Larsson, e që edhe aty filloi gjithçka.
Në minutën e 90+2-të, reprezentuesi i Kosovës realizoi për 2-1, duke e përmbysur rezultatin me një super gol me një goditja nga mbi 25 metra.
Zymer Bytyqi, Antalyaspor'a galibiyeti harika bir golle getiriyor 🚀pic.twitter.com/dXCgto3chh
— De Marke Sports (@demarkesports) April 21, 2024
Ky ishte goli i parë për Bytyqin në këtë edicion, ndërsa ka edhe dy asistime, ndërsa ekipi i tij gjendet në vendin e tetë me 45 pikë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251