LAJMI I FUNDIT:

Alma Bektashi: Kam kaluar ilegalisht shumë herë kufirin gjatë studimeve të mija në Tiranë

Alma Bektashi: Kam kaluar ilegalisht shumë herë kufirin gjatë studimeve të mija në Tiranë
Alma Bektashi (Foto: RTK/YouTube)

E njohur për zërin e saj të veçantë dhe për hitet që kanë pushtuar tregun muzikor shqiptar, këngëtarja Alma Bektashi ka qenë e ftuara më e fundit në emisionin “Show i së Premtes”.

Gjatë intervistës me moderatoren dhe njëkohësisht kolegen e saj nga skena e muzikës, Adelina Ismaili, Alma ka ndarë me publikun hollësi nga rruga e saj artistike dhe jetësore.

Ajo u rrëfye për sfidat që ka përballur në një periudhë të rëndësishme të saj, kur ishte studente në Akademinë e Arteve në Tiranë. Veçanërisht, Alma ka treguar për një përvojë dramatike kur, në vitin e tretë dhe të katërt të studimeve, vendosi të kalonte kufijtë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në mënyrë ilegale për të vizituar familjarët e saj në Kosovë.


Alma Bektashi dhe Adelina Ismaili (Foto: RTK/YouTube)

“Unë për vete gjatë kohës së studimeve (vitin e tretë dhe të katërt) i kam kaluar ilegalisht kufijtë, vetëm e vetëm për të mos i marrë ato vulat e policisë, sepse ta merrnin pasaportën”, rrëfeu Alma.

Ky detaj ka hedhur dritë mbi realitetin e atëhershëm në Shqipëri, ku lëvizjet e lira të qytetarëve ishin të kufizuara nga regjimi komunist dhe ku kalimi i kufirit me Kosovën ishte një akt i guximshëm dhe me rrezik të lartë.

Alm e cila ka qenë trajnere për pesë vite rresht në spektaklin e talenteve të reja “The Voice of Albania”, tregoi gjithashtu se mendon rikthimin në muzikë, por se ende nuk e ka gjetur materialin e duhur muzikor, me të cilin do të vijë.

Ajo aktualisht është e angazhuar me punë si profesoreshë në Akademinë e Arteve, në Universitetin e Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Kalo në kategori