LAJMI I FUNDIT:

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Greqia pritet të abstenojë në Komitetin e Ministrave

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Greqia pritet të abstenojë në Komitetin e Ministrave

Greqia do të abstenojë në momentin që do të hidhet në votim në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis, i cili ka arsyetuar edhe vendimin e vendit të tij.


“Siç kemi bërë në raste të ngjashme në të kaluarën, Greqia do të abstenojë nga votimi, me fjalë të tjera, nuk do ta mbështesë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, ka pohuar Gerapetritis, raporton “Kanaliena”.

Ai shtoi se “disa nga çështjet thelbësore ende nuk janë zgjidhur, mbi të gjitha themelimi i Asociacionit”.

Faza finale e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës në muajin maj, çka dihet deri tash?
Lexo po ashtu Faza finale e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës në muajin maj, çka dihet deri tash?

“Prandaj, politika jonë bazë nuk ka ndryshuar. Greqia i përmbahet një politike të jashtme parimore. Ne nuk e ndryshojmë mendimin tonë derisa të ndryshojnë faktet mbi të cilat merren vendimet. Ne inkurajojmë dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duam zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve”, ka pohuar kryediplomati grek.

Kujtojmë se ditë më parë Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka rekomanduar që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Ndryshe, Kosova mori mbështetje të fuqishme në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, ku pro saj votuan 131 deputetë, kundër ishin 29 gjersa abstenuan 11. Katër nga pesë deputetët grekë gjithashtu votuan për rekomandimin e Dora Bakoyannisit, raportueses së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori