LAJMI I FUNDIT:

Nigeriani shënon rekord të ri botëror duke luajtur shah pa ndërprerje për 58 orë

Nigeriani shënon rekord të ri botëror duke luajtur shah pa ndërprerje për 58 orë

Një kampion nigerian i shahut ka luajtur pa ndërprerje për 58 orë duke shënuar kështu rekord të ri botëror.

Tunde Onakoya shpreson që me anë të përpjekjes në New York për rekord të ri botëror të mbledhë rreth një milion dollarë për arsimimin e fëmijëve në Afrikë.

Bëhet e ditur se ai kaloi kufirin e lojës prej 58 orësh, duke e mposhtur rekordin aktual prej 56 orësh të vendosur në vitin 2018, përcjell Telegrafi.


Megjithatë, Guiness ende nuk ka komentuar publikisht për përpjekjen e Onakoyas. Kjo pasi ndonjëherë duhen javë të tëra që organizata të konfirmojë një rekord të ri.

Siç raportohet, Onakoya luajti kundër kampionit amerikan të shahut, Shawn Martinez, me një muzikë afrikane në sfond që i argëtonte spekatorët.

Ndryshe, nigeriani është edhe drejtor i organizatës bamirëse Chess të Afrikës e cila synon të mbështesë arsimimin e të paktën një milion fëmijëve më të varfër të kontinentit. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar

Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar "në një vakt të nxehtë"

Fun
Qeni e copëton kobrën në sekonda, pamjet bëhen virale

Qeni e copëton kobrën në sekonda, pamjet bëhen virale

Virale
XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

Kalo në kategori