Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sipas informacioneve të fundit, katër zyrtarë policorë të Kosovës, që po mbaheshin Serbisë, janë liruar.
Kurti ka thënë se i ndaluar vazhdon të mbetet vetëm zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.
“Informacionet e fundit na njoftojnë se të gjithë policët e ndaluar tashmë janë liruar përveç zv.drejtorit Jankoviq, i njëjti vazhdon të mbahet në burg në Serbi”, tha Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë.
Në fillim të kësaj mbledhje Kurti tregoi se zëvendësdrejtori Jankoviq është dërguar në Rashkë.
“Në mesin e të ndaluarve dhe të arrestuarve është dhe zëvendës drejtori i PK, Dejan Jankoviq nga radhët e komunitetit serb. Sipas informacioneve që kemi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës është dërguar në Rashkë”, ka thënë Kurti.
Kryeministri ka shtuar se nga e kaluara e dimë që në rast të dërgimit atje ata që ndalohen intervistohen nga akterë të ndryshëm shtetëror të Serbisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251