LAJMI I FUNDIT:

Ceremonia e diplomimit të kadetëve të rinj, Osmani: Pesë policë tanë po mbahen peng nga një shtet shovinist, përgjigja më e fuqishme jeni ju dhe ky grup multietnik

Ceremonia e diplomimit të kadetëve të rinj, Osmani: Pesë policë tanë po mbahen peng nga një shtet shovinist, përgjigja më e fuqishme jeni ju dhe ky grup multietnik

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marr pjesë në ceremoninë e diplomimit të 445 kadetëve të Policisë së Kosovës.

Osmani në këtë ceremoni tha se vendi vazhdimisht përballet me sfida të sigurisë dhe nuk duhet harruar edhe në këto momente se pesë policë të Republikës sonë po mbahen peng nga një shtet shovinist, nga Serbia.

“Kërcënimet dhe rreziqet janë përditshmëri e jona, ndaj është domosdoshmëri që Kosova të jetë anëtare e EUROPOL-it dhe INTERPO-it”, tha ajo, raporton Telegrafi.


E para e shtetit tha se diversiteti, ku përfshihen të gjitha komunitetet është vlerë e Policisë së Kosovës, raporton Telegrafi.

“Përderisa vazhdimisht përballemi me sfida të sigurisë, mos të harrojmë edhe në këto momente pesë policë të Republikës sonë po mbahen peng nga një shtet shovinist, nga Serbia”, tha ajo.

“I bëjmë thirrje të gjithë aleatëve tanë që ta ngrisin zërin dhe t’i rrisin përpjekjet që të ndalin mizoritë dhe veprimet e tilla shoviniste kundër qytetarëve tanë dhe kundër policisë sonë. Por, jam e bindur që betimi i sotëm dhe të gjithë këta kadetë dhe ky grup multietnik është përgjigja më e fuqishme kundër përpjekjeve të tilla. Në duar tuaja të dashur kadetë qëndron e ardhmja e qytetarëve tanë”, tha Osmani.

“Tani e tutje jeni në mbrojtje të secilit qytetar të Republikës së Kosovës, pa dallim. Në këtë punë e në mision të rëndësishëm le të jenë heronjtë e Kosovës, përfshirë heroin Afim Bunjaku ku udhërrëfyes i juaj i përhershëm se si mbrohet shteti e si i dilet zot atdheut… Kushtetuta e Republikës së Kosovës është udhërrëfyesi juaj…”, tha ndër të tjera presidentja e shtetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori