LAJMI I FUNDIT:

I zhgënjyer nga klubi dhe trajneri, Federico Chiesa kërkon largimin nga Juventusi

I zhgënjyer nga klubi dhe trajneri, Federico Chiesa kërkon largimin nga Juventusi

Federico Chiesa pritet të largohet nga Juventusi pas katër viteve qëndrim me gjigantin italian.

Sulmuesi italian iu bashkua Juventusit nga Fiorentina në verën e vitit 2020 në huazim dy vjeçar ku Juventus pagoi 12,6 milionë euro, derisa kishte detyrimin e blerjes në vitin 2022 për 44,6 milionë të tjera.


Megjithatë pas katër viteve qëndrim në Allianz Stadium, Chiesa është i zhgënjyer me klubin dhe trajnerin Massimiliano Allegri ku ka kërkuar largimin.

Juventusin ka një plan, që mund ta lërë Liverpoolin dhe Manchester Unitedin pa synimet për transferime
Lexo po ashtu Juventusin ka një plan, që mund ta lërë Liverpoolin dhe Manchester Unitedin pa synimet për transferime

Sipas asaj që ka raportuar Tuttosport, 26-vjeçari ka treguar shenja zhgënjimi me klubin dhe trajnerin e tij, Massimiliano Allegri, dhe kontrata e tij e cila skadon në vitin 2025, ngre pasiguri për të ardhmen e tij me ekipin.

Chiesa nuk është plotësisht i kënaqur te Juventusi, siç dëshmohet nga reagimi i tij pas zëvendësimit në barazimin 0-0 të së shtunës kundër Torinos.

Bisedimet zyrtare për një marrëveshje të re ende nuk kanë filluar, me Juventusin dhe sulmuesin duke shqyrtuar të gjitha opsionet përpara verës.

Katër lojtarët e Serie A që mund të zëvendësojnë Chiesan te Juventusi
Lexo po ashtu Katër lojtarët e Serie A që mund të zëvendësojnë Chiesan te Juventusi

Juventusi është i gatshëm të dëgjojë ofertat për Chiesa, i cili është lidhur me Liverpool dhe Newcastle United. Nëse ai refuzon të nënshkruajë një kontratë të re, klubi mund të detyrohet të shesë sulmuesin italian në verë.

Vendimi përfundimtar për të ardhmen e Allegrit në Allianz Stadium mund të ndikojë gjithashtu në të ardhmen e Chiesas në klub. /Telegrafi/