Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar 30 ditë paraburgim, Edmond Lajqit i cili dyshohet se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, Gjyljeta Ukella.
Në njoftimin për media nga kjo gjykatë, është bërë e ditur se Lajqi dyshohet për dy vepra penale “vrasje e rëndë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Tutje në njoftimin e gjykatës bëhet e ditur se i dyshuari mund të dënohet së paku me 10 vite burgim ose me burgim të përjetshëm.
Gjykata ka theksuar se të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj pasi që gjyqtari i procedurës paraprake konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe e mbështetur në prova që e vërtetojnë ekzistimin e dyshimit të bazuar se i pandehuri e ka kryer veprën penale, po ashtu gjatë fazës së hetimeve pritet të dëgjohen të dëmtuarit dhe pritet të sigurohen provat materiale, e më pas do të dëgjohet edhe i pandehuri, ashtu që ekzistojnë rrethana të posaçme që tregojnë se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri, i njëjti do të pengoj rrjedhën normale të procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë në drejtim të dhënies së dëshmisë në favor të tij.
“Po ashtu, duke pasur parasysh peshën e veprës penale për të cilën dyshohet i pandehuri, e cila hyn në kategorinë e veprave të rënda penale, te e cila shprehet një shkallë e lartë e kundërligjshmërisë, e për të cilën vepër parashihet dënim me burgim së paku dhjetë (10) vite ose dënim me burgim të përjetshëm, pastaj duke pas parasysh mënyrën dhe rrethanën në të cilën është kryer vepra penale, ku i pandehuri ditën kritike e ka privuar nga jeta anëtarin e familjes – bashkëshorten e tij si dhe faktin se i pandehuri edhe më parë ka qenë i dënuar për vepër penale, e i cili dënim fare nuk ka ndikuar në risocializimin e tij e as në parandalimin nga kryerja e veprave të tjera penale si dhe duke pas parasysh se raportet me familjen e viktimës janë të acaruara, gjykata ka gjetur se të gjitha këto tregojnë rrezikun se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri, ekziston rreziku potencial se i njëjti mund ta kryej ndonjë vepër të re penale”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje