LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti në Prishtinë, goditen nga vetura dy të mitura

Aksidenti në Prishtinë, goditen nga vetura dy të mitura
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të një aksidenti në Prishtinë, që ka ndodhur të martën në mbrëmje.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte duke e drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia i godet dy këmbësore viktima femra kosovare të mitura.


“Rr. Bill Klinton, Prishtinë 16.04.2024, 19:30. I dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte duke e drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia i godet dy këmbësore viktima femra kosovare të mitura”, thuhet në raport.

Rasti në hetime. /Telegrafi/