LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Gjilan për marrëdhënie seksuale me një të mitur

Arrestohet një person në Gjilan për marrëdhënie seksuale me një të mitur
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të dhunimit në Gjilan, ndërsa ka arrestuar të dyshuarin.

Në raportin policor bëhet e ditur se viktima nuk ka pranuar të kthehet te familjarët e saj dhe është dërguar në strehimore.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare- e mitur”, thuhet në raport.

Viktima nuk ka pranuar të kthehet te familjarët e saj dhe është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/