LAJMI I FUNDIT:

Dortmundi eliminon me stil Atletico Madridin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Dortmundi eliminon me stil Atletico Madridin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Dortmundi e ka eliminuar Atletico Madridin me rezultat të përgjithshëm 5-4, për të kaluar në gjysmëfinale të Ligë së Kampionëve.

Skuadra gjermane e nisi furishëm takimin, duke ditur se e kishin humbur takimin  parë 2-1 në Spanjë.


Pas 34 minutash lojë, Julian Brandt realizoi për 1-0 pas një asistimin perfekt nga Matts Hummels.

Pesë minuta më vonë, Marcel Sabitzer e shërbeu për mrekulli Iaan Maatsen, që shënoi për 2-0.

Pjesa e dytë ishte edhe më dramatike, pasi u shënuan plotë katër gola.

Hummels realizoi auto-gol në minutën e 49-të, duke e bërë rezultatin 2-1.

Mysafirët nuk u ndalën me kaq dhe i barazuan shifrat në 2-2 me golin e Angel Correas (64’).

Por, Dortmundi mblodhi forcat dhe e riktheu epërsinë me golin e Niklas Fullkrug, që u asistua prej Marcel Sabitzer në minutën e 71-të.

Sabitzer ndryshoi rolin nga asistues në golashënues, kur realizoi pas vetëm tre minutash, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm në 5-4, dhe në 4-2 për këtë ndeshje.

Dortmundi në gjysmëfinale do të përballet me Paris Saint-Germain, që eliminoi Barcelonë. /Telegrafi/