Pas rasteve të fundit të vrasjes së grave, presidentja Vjosa Osmani, ka mbajtur një takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha.
Në takim, Osmani shprehu shqetësimin e thellë në lidhje me trendin alarmues të vrasjes së grave dhe nevojën urgjente që të fuqizohen të gjitha hallkat brenda institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, të cilat kanë detyrim kushtetues që ta mbrojnë jetën e qytetarëve tanë.
Përgjatë takimit u diskutua edhe nevoja e rritjes së ndëshkimeve e poashtu për ndryshimet e nevojshme në Kodin Penal.
Osmani, ditëve në vijim do të zhvillojë takime me institucione të tjera relevante, me kërkesën për rritjen e masave parandaluese, reaguese dhe ndëshkuese në raport me kryesit e këtyre veprave.
Nga viti 2010 deri në prill të vitit 2024, në Kosovë janë vrarë 57 gra.
Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna.
Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KFOR: Nuk ishim të përfshirë në aksionin e djeshëm në veri
Musliu: Koncepti se partia që humb zgjedhjet në kampin shqiptarë mund të bëhet pjesë e qeverisë nuk do të jetë në funksionim afatgjatë
Përfundojnë rreth 70 për qind e punimeve për hekurudhën Tiranë-Durrës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251