LAJMI I FUNDIT:

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Pejës ka reaguar sot pas vrasjes së Gjyljeta Ukellës në orët e mëngjesit, ndërkaq dorasi dyshohet se është bashkëshorti i saj.

Nga Drejtoria për Shëndetësi në një postim në Facebook bëhet e ditur se Gjyljeta Ukella për dy dekada ka shërbyer si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.

“Të tronditur thellë nga vrasja makabre e koleges tonë, punëtores shëndetësore të stomatologjisë të ndjerës Gjyljeta Ukella. E ndjera Gjyljetë per dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.


Do të mbetet në kujtimet e secilit kolegë për punën dhe urtësinë që e ka karakterizu personalitetin e Gjyljetes. U prehsh në parajsë!”, thuhet në postim.

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike
Lexo po ashtu Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Ndryshe, sot në orët e hershme të mëngjesit Peja është tronditur nga vrasja e një gruaje. Dorasi dyshohet se është bashkëshorti i saj, gjersa Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka konfiskuar armën.

Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj ka thënë për Telegrafin se bëhet fjalë për një rast të rëndë, ku burri dyshohet se ka kryer vrasjen e gruas së tij.

Ai gjithashtu njoftoi se në momentin kur ka ndodhur vrasja në banesë kanë qenë vetëm çifti.

“Isha në vendin e ngjarjes, sapo u ktheva. Atje ka mbetur prokurori kujdestar dhe zëdhënësi i Prokurorisë, është një rast i rëndë ku dyshimet janë ku i dyshuari ka vrarë gruan e vet. Për momentin i dyshuari është arrestuar, dhe këto janë informatat fillestare, ndërsa më vonë do të dalim me njoftim zyrtar. Vetëm burri dhe gruaja kanë qenë në banesë, sipas informatave të deritanishme çifti kanë tre fëmijë”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori