E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së
Manjati i medias katalanase dhe një nga investitorët në Barca Studios, Jaume Roures, ka pohuar se vendimi i Barcelonës për të lënë kontratën e Lionel Messit të skadojë dhe të tërheqë ofertën e tyre për rinovim nuk ishte ekskluzivisht për arsye financiare.
Në gusht të vitit 2021, argjentinasi u kthye nga pushimet e tij për të nënshkruar një marrëveshje të re me klubin katalunas, dhe pasi iu tha se Barcelona nuk mund të bënte një marrëveshje, dha një konferencë lamtumire për shtyp. Ai do të nënshkruante me Paris Saint-Germain, në një nga episodet më të dhimbshme në historinë e Blaugranasve.
Roures i ka thënë Cadena SER se nuk ishte vetëm fakti që Barcelona nuk mund ta regjistronte kontratën e tij brenda kufirit të pagave, por edhe për shkak të ‘arsyeve personale’ që ai nuk ri-nënshkroi – ‘dhe unë nuk do të siguroja me qafë se cila ishte më e rëndësishme’. Roures thotë se kampi i Messit i kishte kërkuar Blaugranve që të bënin nënshkrime, pavarësisht gjendjes së tyre financiare.
“Ata i thanë Barcelonës se duhej të nënshkruanin dhe kishte njerëz që nuk e morën mirë. Ata e morën atë si presion të gabuar dhe atë përplasje që përfundoi duke favorizuar një largim për shkak të kërkesave sportive dhe nënshkrimeve”, ka thënë investitori i Barca Studios.
Megjithatë, Messi ishte i bindur se ishte duke nënshkruar një kontratë të re me Blaugranët kur u kthye në qytet, ndërsa nuk ishte kështu.
Edhe nëse do të kishte nga ata brenda klubit që nuk do ta vlerësonin mënyrën se si shkoi kampi i Messit për gjërat, pa aftësinë për të regjistruar kontratën e tij, ajo do të mbetej disi e tepërt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Armend Thaqi për finalen ndaj Prishtinës: Luftojmë për t’ia sjell Ballkanit trofeun e parë të Kupës së Kosovës
Voska Sport pranë historisë, kërkon trofeun e parë të Kupës kundër Tikveshit
Toni Kroos njofton ma anë të një deklarate emocionuese vendimin tronditës për t’u pensionuar nga futbolli
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251