Geer: Presim zbatim të ndryshimeve kushtetuese që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën drejt BE-së
Ambasadori evropian David Geer nuk e komenton deklaratën e kandidatit për president nga Fronti Evropian, Bujar Osmani, se amendamentet kushtetuese do të jenë kusht për formimin e qeverisë së ardhshme, por rithekson se pret që zbatimi i këtyre ndryshimeve të vazhdojë rrugën e vendit drejt BE-së.
Para fillimit të panelit “Rruga përpara: Konsolidimi i përfshirjes së shoqërisë civile në planin ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor”, i cili u mbajt sot në Qendrën Informative të BE-së, në përgjigje të pyetjes së një gazetari nëse ky kusht do të nënkuptonte krizë politike, tha se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë do të vazhdojë rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian.
“Jemi në mes të një fushate zgjedhore dhe nuk u përgjigjem pyetjeve për çështje politike. Natyrisht, ne presim zbatimin e ndryshimeve kushtetuese, të cilat i lejojnë vendit të përparojë në rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian. Ne duam që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Geer.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare