LAJMI I FUNDIT:

Mesha po transmetohej LIVE – momenti kur peshkopi dhe besimtarët u sulmuan me thikë në Sidnei

Mesha po transmetohej LIVE – momenti kur peshkopi dhe besimtarët u sulmuan me thikë në Sidnei

Një sulm tjetër me thikë është parë në Sidnei, këtë herë në një kishë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë momentin kur një burrë shkon “Christ The Good Shepherd Church” në Wakeley.

Peshkopi Mar Mari Emmanuel po thoshte meshën kur filloi sulmi, duke e plagosur atë në fytyrë dhe në trup.


Ngjarja, e cila ndodhi pak pas orës 19:00 të së hënës, u kap në një transmetim të drejtpërdrejtë.

Në pamje mund të shihet vrasësi me thikë duke goditur disa herë viktimën e tij derisa peshkopi bie në tokë.

Në momentet e sulmit në sfond dëgjohen britma tmerri.

Shumë të pranishëm të ulur pranë shihen duke u ngritur dhe duke nxituar për të ndihmuar peshkopin.

Disa besimtarë u sulmuan gjithashtu nga vrasësi me thikë. Një burrë rreth të 50-tave, një burrë rreth të 30-tave, një burrë në të 20-at dhe një burrë rreth të 60-tave janë mes të plagosurve.

Mësohet se i dyshuari ishte bllokuar në kishë, ku anëtarët e kongregacionit nuk e lejonin të largohet.

Kjo vjen më pak se 48 orë pas një sulmi të shtunën pasdite.

Gjashtë persona u goditën me thikë për vdekje dhe një viktimë, Ashlee Good, që vdiq duke mbrojtur foshnjën e saj. /Telegrafi/