Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka mahnitur ndjekësit e saj në rrjetet sociale me disa fotografi të reja.
Artistja shfaqet me një stil të ri flokësh dhe një grim të përsosur që i nxjerr në pah bukurinë e saj rrezatuese.
Në fotografitë e postuara së fundmi, Rita duket të ketë prerë flokët e saj më shkurt, një ndryshim i guximshëm që i shton edhe më shumë shkëlqim karakterit të saj ikonik.
Grimi i saj është me të vërtetë i shkëlqyer, i cili përqendrohet në sytë dhe buzët e saj, duke e bërë fytyrën e këngëtares të duket e freskët.
Rita shfaqet në këto imazhe e veshur me një bluzë të thjeshtë, por elegante pa lidhëza, e cila kombinon në mënyrën më të mirë thjeshtësinë me stilin.
Ajo që tërhoqi vëmendjen janë aksesorët që ka zgjedhur të vendosë në veshë, duke shtuar një prekje luksi në pamjen e saj.
Duke treguar që është në Australi, Rita ka lënë të nënkuptohet se është atje për angazhime të veçanta dhe ka shprehur emocionin e saj për të ndarë me ndjekësit gjërat argëtuese që ka në plan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251