LAJMI I FUNDIT:

“Ka shumë distancë mes tij dhe klubit”- ish lojtari i Juventusit beson që Allegri do të largohet

“Ka shumë distancë mes tij dhe klubit”- ish lojtari i Juventusit beson që Allegri do të largohet

Ish- sulmuesi i Juventusit, Alessandro Matri sheh ‘shumë distancë’ mes klubit dhe Massimiliano Allegrit dhe parashikon që trajneri italian do të largohet nga “Allianz Stadium” në qershor.

Allegri është nën kritika pas barazimit 0-0 të Juventusit kundër Torinos , që do të thotë se Bianconerët kanë fituar vetëm dy ndeshje nga 11 të fundit në Serie A.


La Gazzetta dello Sport tashmë ka shpjeguar se bardhezinjtë po mendojnë të zëvendësojnë Allegrin në verë.

Matri, një ish-sulmues i Juventusit, i cili luajti 94 ndeshje nën Allegrin për Milanin, Cagliarin dhe Bianconerët, mendon se koha e trajnerit në “Allianz Stadium” ka përfunduar dhe se 56-vjeçari do të largohet në fund të sezonit.

“Ka shumë distancë mes klubit dhe Allegrit, dhe është e vështirë të mendosh se ata mund të vazhdojnë së bashku”.

“Kur flet për një projekt, nuk mund të arrish në këtë pikë dhe të vazhdosh të ngecësh”, ka thënë Matri.

Drejtori i Juventusit, Cristiano Giuntoli nuk ka garantuar që Allegri do të qëndrojë në krye përtej verës, pavarësisht se kontrata skadon në vitin 2025. /Telegrafi/