Mjeti i ri i sigurisë në Instagram do të ndalojë fëmijët të pranojnë foto nudo
![Mjeti i ri i sigurisë në Instagram do të ndalojë fëmijët të pranojnë foto nudo](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Screenshot_10-16-780x439.png)
Meta do të prezantojë një mjet të ri sigurie për të ndaluar fëmijët të pranojë fotografi nudo dhe për të dekurajuar ata të dërgojnë të tilla.
Bëhet e ditur se funksioni i ri i mbrojtjes do të turbullojë imazhet që zbulohet se përmbajnë nudo dhe do t’i shtyjë përdoruesit të mendojnë përpara se të dërgojnë të tilla foto.
Ky funksion do të aktivizohet si parazgjedhje për përdoruesit që janë nën 18 vjeç dhe do t’u shfaqet edhe të rriturve për t’i inkurajuar ta aktivizojnë atë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, në fillim të këtij viti, policia e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se fëmijët që dërgonin imazhe nudo kishin kontribuar në rritjen e numrit të veprave seksuale të kryera nga fëmijët në Angli dhe Uells.
Gjithashtu, ka edhe shumë raste shantazhimi kur fëmijët kërcënohen se imazhet e tyre do t’i dërgohen familjes ose të publikohen në rrjete sociale nëse nuk paguajnë para. E të marrësh, të bësh dhe të shpërndash një imazh të tillë të një fëmije nën 18 vjeç konsiderohet krim.
Por, sipas Rani Govender, zyrtare e lartë e politikave në organizatën Shoqëria Kombëtare për Parandalimin e Mizorisë ndaj Fëmijëve (NSPCC), “masat e reja janë krejtësisht të pamjaftueshme për të mbrojtur fëmijët” dhe Meta duhet të shkojë më tej për të trajtuar abuzimin e fëmijëve në platformat e saj.
“Më shumë se 33 mijë krime të abuzimit seksual të fëmijëve janë regjistruar nga policia vitin e kaluar, me mbi një të katërtën e tyre të kryer përmes shpërndarjes së fotove në shërbimet e Meta-s”, tha Govender. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![ICK mbushi 12 vite – dhe ka shumë arsye për të festuar!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/ick-380x233.jpg)
ICK mbushi 12 vite – dhe ka shumë arsye për të festuar!
![Google Translate zgjerohet me 110 gjuhë të reja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_27-14-380x233.png)
Google Translate zgjerohet me 110 gjuhë të reja
![Mira Murati për ndikimin e Inteligjencës Artificiale: Disa punë 'ndoshta do të zhduken', por ndoshta sepse 'nuk duhet të ishin aty'](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_1-30-380x233.png)
Mira Murati për ndikimin e Inteligjencës Artificiale: Disa punë 'ndoshta do të zhduken', por ndoshta sepse 'nuk duhet të ishin aty'
Mënyra se si ta mbyllni njëherë e përgjithmonë llogarinë e juaj në Facebook
![Samsung do të prezantojë Galaxy Z Fold 6, Flip 6, Watch 7, Watch Ultra - më 10 korrik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/gsmarena_001-2-380x233.jpg)
Samsung do të prezantojë Galaxy Z Fold 6, Flip 6, Watch 7, Watch Ultra - më 10 korrik
![Shërbimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_13-10-380x233.jpg)
Shërbimi "robotaxi pa shofer" i Waymo bëhet i disponueshëm për të gjithë në San Francisko të SHBA-së
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-26-230938-380x233.png)
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari
![Pse nuk u takua me Vuçiqin dhe a kanë vdekur marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit? - krejt çka tha Kurti pas takimit në Bruksel](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/kurti-ne-bruksel-380x233.jpg)
Pse nuk u takua me Vuçiqin dhe a kanë vdekur marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit? - krejt çka tha Kurti pas takimit në Bruksel
![Grusht shteti në Bolivi? Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial, presidenti kërkon që të respektohet demokracia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_1-38-380x233.png)
Grusht shteti në Bolivi? Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial, presidenti kërkon që të respektohet demokracia
![Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/i-don-t-get-why-jlo-feels-the-ne-380x233.png)
Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe
![Hungaria priti tri ditë për tu eliminuar nga Euro 2024, Kroacia e treta më e dobët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-26-233751-380x233.png)
Hungaria priti tri ditë për tu eliminuar nga Euro 2024, Kroacia e treta më e dobët
![Tifozët belgë filluan ta shanin, De Bruyne u hakmerret menjëherë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/kevin-de-bruyne-380x233.png)
Tifozët belgë filluan ta shanin, De Bruyne u hakmerret menjëherë