LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe prezanton laserin e ri ushtarak që mund të përdoret për të shënjestruar dronët rus në Ukrainë

Britania e Madhe prezanton laserin e ri ushtarak që mund të përdoret për të shënjestruar dronët rus në Ukrainë

Një laser i ri ushtarak britanik mund të përdoret në Ukrainë për të rrëzuar dronët, ka sugjeruar Sekretari i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, Grant Shapps.

Arma DragonFire e cila pritet të jetë e gatshme për përdorim më së voni deri në vitin 2027, thuhet se mund të ndryshojë rrjedhën e luftës Ukrainë-Rusi.


Por, Shapps ka njoftuar se do të angazhohen në përshpejtimin e ritmit të prodhimit të laserit në mënyrë që ukrainasit ta kenë atë në dorë më herët, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

“Do ta shpejtojmë prodhimin e laserit DragonFire sepse duke pasur parasysh dy konfliktet e mëdha, një me bazë në det e një në Evropë, kjo armë mund të ketë ndikim të madh”, tha Shapps.

Çfarë rezultate mund të sjell gjatë javëve të ardhshme lufta mes Ukrainës dhe Rusisë?
Lexo po ashtu Çfarë rezultate mund të sjell gjatë javëve të ardhshme lufta mes Ukrainës dhe Rusisë?

Ndryshe, armët energjetike të drejtuara me laser (LDEW) përdorin një rreze të fortë drite për të sulmuar objektivin e tyre.

I zhvilluar nga MBDA, Leonardy dhe QinetiQ dhe Laboratori i Shkencës dhe Teknologjisë së Mbrojtjes, sistemi DragonFire është i aftë në rrëzimin e dronëve sulmues dhe madje edhe mortajave.

Bëhet e ditur se modeli i ri i prokurimit që hyn në fuqi javën e ardhshme synon të përshpejtojë procesin e nxjerrjes në terren të zhvillimeve të fundit ushtarake.

“Në një botë më të rrezikshme, qasja jonë ndaj prokurimit po ndryshon me të. Ne duhet të jemi më urgjent, më kritik dhe më global”, tha Sekretari i Mbrojtjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Evropa
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori