LAJMI I FUNDIT:

Roma në epërsi ndaj Milani pas pjesës së parë

Roma në epërsi ndaj Milani pas pjesës së parë

Roma e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Milanit në kuadër të çerekfinales së parë në Ligën e Evropës.

Milani rrezikoi fillimisht me Tijjani Reijnders, por Mile Svilar ishte në vend.


Roma kishte rast të mirë me Stephan El Shaarawy, por edhe goditja e këtij të fundit u ndal nga Mike Maignan.

Goli erdhi në minutën e 17-të, kur Paulo Dybala harkoi bukur në zonë, ndërsa me kokë shënoi Gianluca Mancini për 1-0.

https://twitter.com/tekkersfoot/status/1778503102955499633

Milani tentoi të reagonte menjëherë, por një gjuajtje e bukur e Olivier Giroud u ndal nga portieri mysafir.

Edhe Roma kishte rast në minutën e 38-të, por El Shaarawy u ndal sërish nga Maignan.

Tijjani Reijnders kishte rastin e fundit në pjesën e parë, por Svilar sërish bëri pritje të bukur.

Pjesa e dytë pritet të jetë edhe më e bukur, pasi që të dy skuadrat nuk po ndalen duke krijuar raste. /Telegrafi/