FSK-ja largon një mjet shpërthyes në Shtime, dyshohet se daton nga Lufta e Dytë Botërore
Një predhë artilerie, që dyshohet të jetë nga Lufta e Dytë Botërore, është gjetur sot në rrugën “Skënderbeu” në Shtime.
Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt, ka thënë se pas njoftimit, Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa mjeti shpërthyes është larguar nga FSK-ja.
“Më datën 11.04.2024, rrethe orës 11:30, kemi pranuar një informatë se afër rezervuarit të ujit në rrugën ‘Skënderbeu’ në Shtime ishte një mjet i dyshuar, predhë artilerie, e cila dyshohet të jetë nga Lufta e Dyte Botërore. Patrulla e policisë ka siguruar vendin e ngjarjes dhe janë njoftuar njësia përkatëse e FSK-së”, tha Veseli, duke shtuar se në orën 18:06 kjo predha është larguar nga FSK-ja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251